Home / Sport / Bayerni deklason Ajntrahtin, Volfsburgu ruan kreun

Bayerni deklason Ajntrahtin, Volfsburgu ruan kreun

Bayerni i Munihut shënoi fitore 4:0 përballë Ajntratit duke nxjerë tërë mllefin pas dy disfatave të thella nga Volfsburgu dhe Barcelona. Volfsburgu me fitoren 2:1 në fushë të Borussia M. ruajti pozitën e parë në renditje.

Kampionët në fuqi Bayerni i Munihut ndeshjen me Ajntrahtin e hapën në mënyrë më të mirë, duke avansuar që në minutën e 3-të me golin e bukur të Riberit. Në minutën e 17-të Luka Toni shënoi për 2:0, ndërsa deri në fund të pjesës së parë në listën e golashënuesëve u shënua edhe mbrojtësi brazilian Lusio. Në fillim të pjesës së dytë Shvajnshtajger shënoi golin e katërt për “bavarezët” , që në fund u tregua të jetë rezultati përfundimtar i këtij takimi.
Futbollistët e Volfsburgut kanë ruajtur pozitën e parë në Bundesligë, duke marë fitore në fushë të Borusia Menhenglladbahut me rezultat 2:1.
Mysafirët avancuan me golin e boshnjakut Xheko në minutën e 20-të. Barazoi Dante (79), derisa tri pikë Volfsburgut ia siguroi Reiter, me golin e shënuar në minutën e 85-të.
Me këtë fitore, Volfsburgu ka tri pikë më shumë se Bajerni dhe Hamburgu, që takimin e kësaj jave do ta zhvillojë nesër në Shtutgart. Humbjen e tretë radhazi e përjetoi Herta e Berlinit, kësaj radhe nga Hanoveri me rezultat 2:0.
Me të njëjtin rezultat, Shallke në “Veltins Arena” në Gelzenkirhen ka mposhtur skuadrën e fundit në renditje, Karlsrue, me golat e Kuranit dhe Farfanit .Hofenhajmi ka vazhduar serine pa fitore edhe pas javës së 27-të, duke pësuar humbje në fushë të vet nga Bohumi (0:3). Hofenheimi ndeshjen e mbylli me me nëntë futbollistë,ndërsa kjo për ta ishte përballja e nëntë me radhë pa fitore.
Bundesliga, java e 27-të

Borusia M. – Volfsburg 1:2
Dante 79 – Xheko 20, Raeter 85

Bajern – Aintraht 4:0
Riberi 3, Toni 17, Luçio 36, Shvainshtainger 48’

Hanover 96 – Herta 2:0
Hanke 29, Brugink 61

Shallke 04 – Karlsruhe 2:0
Kurani 23, Farfan 79

Hofenhaim – Bohum 0:3
Shestak 42, 55, 70

E. Kotbus – Arminia 2:1
Rangelov 44, Angelov 59 – Munteanu 48

Borusia D. – Keln 3:1
Subotiç 1, Hajnal 50, Geromel 81-ag – Vuçićeviç 10)

Tabela:

1 Volfsburg 27 16 6 5 60 33 54
2 Bajern M. 27 15 6 6 58 36 51
3 Hamburger 26 16 3 7 40 36 51
4 Herta 27 15 4 8 40 34 49
5 Shtutgart 26 13 6 7 46 37 45
6 Hofenhajm 27 12 8 7 52 38 44
7 Shallke 04 27 12 7 8 38 27 43
8 Borusia D. 27 10 13 4 43 33 43
9 Bajer L. 26 12 5 9 48 33 41
10 Verder 26 9 8 9 50 36 35
11 Këln 27 9 5 13 30 40 32
12 Ajntraht 27 7 8 12 32 44 29
13 Hanover 96 27 7 8 12 38 56 29
14 Bohum 27 6 10 11 33 42 28
15 Arminia 27 4 12 11 22 40 24
16 Borusia M. 27 6 5 16 33 49 23
17 Energi K. 27 6 5 16 24 47 23
18 Karlsruhe 27 5 3 19 18 44 18

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *