Home / Sport / Bayerni kërkon shërim përballë Ajtrahtit.

Bayerni kërkon shërim përballë Ajtrahtit.

Në Bundesligën Gjermane këtë fundjavë do të zhvillohen takimet e javës së 27-të, ku veçohen disa përballje tepër interesante . Për shkak të festës së “Pashkëve Katolike”, të premten nuk do të ketë ndeshje, ndërsa të shtunën vëmendjen tërheq takimi në Munih, ku Bayernit pas dy disafatave të thella do të tentojë të rekuperohet kundër Ajtrahiti.

Bayerni përballë Ajntrahtit do të kërkojë fitoren me të cilën do të mbeteshin në luftën për titullin e kampionit në Bundesligë. Përveç kësaj një fitore eventuale do të kthente vetëbesimin e humbur të futbollistëve, të cilët Brenda një jave pësuan nga Volfsburgu 5:1 të shtunën e kaluar, ndërsa të mërkurën në kuadër të çerek-finales së Ligës së Kampionëve u deklasuan 4:0 nga Barcelona.

Trajneri Jurgen Klinsman është në goditje të shtypit dhe opinionit futbollistik të cilët kërkojnë largimin e tij, mirëpo ai vazhdon të këmbëngul se ai është njeriu i duhur për pankinën e Bayernit dhe se së shpejti do të luajnë në stilin e tyre të njohur.

Volfsburgu në fushë të Borussia Mynshengladbaut do të kërkojë tri pikë për të ruajtur kreun e tabelës, Herta është mysafire e Hannoverit, ndërsa Shalke takohet me Karlsruhen. Borussia Dortmundi dhe Hofenheimi nuk duhet të kenë probleme me Kelnin gjegjësisht Bohumin.
Java e 27-të do të kompletohet të dielën me dy takime derbi, ku Bayer Leverkuseni takohet me Verderin , ndërsa Shtutgardi mirëpret Hamburgun.

Të shtunën:
Bayern M Eintracht F
Borussia D Cologne
Energie C Arminia B
Hannover Hertha
Hoffenheim Bochum
Borussia M Wolfsburg
Schalke Karlsruhe

Të dielën:
Bayer L Werder B
Stuttgart Hamburger

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *