Home / Sport / Bayerni shkarkon Klinsmanin, Hajnkes zëvendësuesi

Bayerni shkarkon Klinsmanin, Hajnkes zëvendësuesi

Kampioni i Bundesligës, Bayern Munich, e ka shkarkuar trajnerin e ekipit Jurgen Klinsman si dhe dy ndihmësit e tij, duke caktuar si trajner të ri Jupp Heynckes.

Bajerni i Munihut ka shkarkuar nga posti i trajnerit Jurgen Klinsmanin. Vendimi është marrë dy ditë pasi që Bajerni ka pësuar humbje ndaj Shalkes, 1:0. Drejtuesit e Bajernit, Uli Henes dhe Karl Hainc Rumenige kanë mbajtur një takim me Klinsmanin, pas të cilit kanë bërë të ditur se ndarja ishte e pashmangshme.
“Nuk e kishim të lehtë të marrim këtë vendim. Megjithatë, rezultatet jo të mira të cilat Bajerni i ka realizuar kohët e fundit dhe situata e paqartë në klub në prag të përfundimit të edicionit na shtyn të marrim përgjegjësinë dhe masa konkrete”, ka pohuar Rumenige.
“Bordi dëshiron ta falënderoj Jurgen Klinsmanin dhe ndihmësit e tij (Martin Vasquez dhe Nick Theslof) për punën e bërë në klub dhe i dëshirojnë çdo të mirë në të ardhmen. Bordi i Bayernit e ka caktuar Jupp Heynckes, si trajner të parë dhe Hermann Gerland si asistent të tij, të cilët do ta drejtojnë ekipin deri në fund të sezonit”, thuhet në deklaratën e klubit në faqen zyrtare.
Klinsman, i cili kishte kontratë me Bajernin deri në vitin 2010, ka humbur popullaritetin e tij tek tifozët sidomos pas humbjes ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve dhe ndaj Volsburgut. Në 29 ndeshje nën drejtimin e Klinsmanit, Bajerni ka regjistruar shtatë humbje, që bilanci i dytë më i dobët i klubit në 10 vitet e fundit. Bajerni momentalisht ka 54 pikë, tri më pak se lideri i renditjes, Volfsburgu. Drejtuesit e klubit bavarez kanë vendosur që deri në fund të këtij edicioni Klinsmanin ta zëvendësojë Jup Hajnkes.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *