Home / Lajme / Maqedoni / BDI shpalli fitoren në Strugë dhe komunat rurale

BDI shpalli fitoren në Strugë dhe komunat rurale

Shefi i shtabit të BDI-së, Gëzim Ostreni ka theksuar se partia e tyre ka fituar në shtatë komuna. Sipas Ostrenit Shtabi zgjedhor i BDI-së ende nuk ka të dhëna të mjaftueshme për rezultatin zgjedhor për komunën e Tetovës dhe Gostivarit. Aktivistë të BDI-së në Strugë, Çair dhe Likovë kanë festuar fitoren e kandidatëve të tyre.

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka kumtuar fitoren në Strugë, Çair, Tearcë, Bogovinë, Vrapçishtë, Likovë, etj.

Shefi i shtabit të BDI-së, Gëzim Ostreni ka theksuar se partia e tyre ka fituar në shtatë komuna. Sipas Ostrenit Shtabi zgjedhor i BDI-së ende nuk ka të dhëna të mjaftueshme për rezultatin zgjedhor për komunën e Tetovës dhe Gostivarit. Aktivistë të BDI-së në Strugë, Çair dhe Likovë kanë festuar fitoren e kandidatëve të tyre.

Sipas rezultateve të para në Strugë, BDI ka fituar 13.853 vota, ndërsa kandidati i Partisë për Ardhmëri Evropiane (PAE) ka marrë 11.701 vota. Kjo parti ka kërkuar rivotime në disa qendra të votimit, për shkak të parregullësive.(INA)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *