Home / Sport / Behen te ditur gjithe pjesemarsit e play-offit ne NBA

Behen te ditur gjithe pjesemarsit e play-offit ne NBA

Te ejnten do te perfundoje pjesa e rregullt e sezonit ne NBA, kur edhe do te mesohen dyshet e xhiros se pare te Play-Offit. Sa u perket skuadrave qe do te luajne ne play-off gjithcka eshte e qarte dhe pritet vetem te perfundoje pjesa e rregullt.

Pas shume perplasjeve ne Ligen e Basketbollit profesionist NBA, jane bere te ditura skuadrat pjesemarese ne play-off nga ta dyja konferencat. Megjithate edhe me tej nuk dihen dyshet qe do te perballen ne vazhdim te sezonit, pasi qe pjesa e regullt e sezonit sipas kohes tone do te mbyllet ne mes te merkures dhe te ejntes.

Ne konferencen lindore vendin e pare e siguroi Kivlendi me 66-te fitore dhe 15-te disfata. Pas tyre vijne Bostoni (60-20), Orlando (58-23), Atlanta (46-34), Majami (42-38), Cikago (41-40), Filadelfia (40-40) dhe Detroiti (39-42).

Ne “perendim” me te mire jane Los Anxheles Lejkersat me rezultat 64 fitore dhe 17-te disfata, ndersa pasojne Denveri (54-27), Hjustoni (53-28), Portlandi (53-28), San Antonio (53-28), Nju Orleans (49-32), Dalasi (49-32) dhe Juta (48-33).

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *