Home / Sport / Behrami: Asnjëherë s’do të transferohesha te Roma

Behrami: Asnjëherë s’do të transferohesha te Roma

Mesfushori i West Hamit, Valon Behrami ka thënë se ka dëshirë që një ditë të kthehet përsëri në Serie A. Por, ai kurrë nuk do të transferohet te Roma. Ylli kosovar mendon se ish klubi i tij Lazio do të triumfojë në derbin romak të shtunën.

Futbollisti i West Ham, Valon Behrami insiston se kurrë nuk do t’i mbrojë ngjyrat e Gjiallorosëve, ndërsa është i sigurt se Pandev do ta udhëheqë Lazion drejt triumfit në derbi.

Lazio dhe Roma do të përballen në derbin e kryeqytetit italian këtë fundjavë dhe ylli i West Ham, i cili shënoi golin vendimtar në fitoren dramatike 3-2 në marsin e 2008, nuk ka dyshime rreth triumfit të ekipit të drejtuar nga Delio Rossi.

“Ende e mbaj mend atë gol, pasi shënova dhe vrapove drejt tribunës. Ishte mrekullueshëm”, tha Behrami për të përditshmen romake Il Messaggero.

“Kur mendoj për derbin, bëhem pak nostalgjik. E dua Anglinë, por ju nuk mund ta gjeni atje atë lloj tensioni dhe adrenaline”, shtoi ai.

Behrami ka pranuar se ka kontaktuar ish-bashkëlojtarët dhe është i bindur se ata do të dalin fitues në derbin romak.

“Kam biseduar me Pandevin, Maurin dhe Ledesman dhe jam i sigurt se atë do ta fitojnë derbin. Ne do ta fitojmë fal një paraqitjeje të jashtëzakonshme nga Pandev”, theksoi Behrami.

Ka pasur spekulime gjatë janarit që e lamë pas se Roma është duke e shqyrtuar mundësinë e transferimit të kosovarit. Megjithatë, reprezentuesi zviceran është i sigurt se kurrë nuk do t’i tradhtojë ngjyrat e Lazios.

“Jam ambientuar në Londër dhe më pëlqen menaxheri Gianfranco Zola, megjithatë do të doja të rikthehem një ditë në Itali. Por, kurrë nuk do të transferohem në Roma. Ju betohem. Nuk mund ta bëj këtë”, përfundoi Behrami.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *