Home / Sport / Benitez beson në mrekulli

Benitez beson në mrekulli

Trajneri i Liverpoolit edhe perkunder disfates ne fushe te vet nga Chelsea, mendon se skuadra e tij posedon kualitet qe ne ndeshjen e dyte te arrije rezultat qe do ta dergonte ne gjysmefinale te Liges se Kampioneve

Menaxheri i Liverpoolit Rafa Benitez është mbrojtur nga humbja në shtëpi nga Chelsea me 3:1 në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së kampionëve dhe repartin mbrojtës, futbollistët e të cilët u orvatën që të ndalin Drogban me shokë.

Në deklaratat pas ndeshjes Benitez në komentet e gazetarëve se mbrojtja nuk ishte në nivel dhe nuk kishte zgjedhje për sulmin e Chelseat, ashpër është kundërpërgjigjur. “Sërish po them, kur luhet mbrojtja një për një , shihet shumë gola të marrë nga java në javë. Në këtë ndeshje Chelsea ishte e fortë në kërcime, ne gabuam dhe paguam për gabimet tona- ka thënë Benitez, i cili përkundër epërsisë së rivalit në ndeshjen e kthimit në Stamford Bridge nuk mendon se kualifikimi në gjysmëfinale është mision i pamundshëm “. “Do të jetë shumë vështirë, por në futboll gjithçka është e mundshme. Na duhet të shënojmë tri gola, ndërsa për të arritur këtë na duhet të luajmë një lojë të fortë dhe shumë të mirë”.

I pyetur nëse ky rezultat do të ndikojë te lojtarët edhe në ndeshjet kampionat, eksperti spanjoll ka thënë: “Shpresoj se jo. Na pret një ndeshje mjaft e fortë të shtunën ku duhet të jemi plotësisht të gatshëm. E filluam mirë por goli i shënuar herët duket se shumë herët i gëzoj lojtarët, që pastaj e lëshuan ritmin e lojës. Kemi humbur nga skuadër e mirë, që po luan mirë, ndërsa ne nuk ishim në nivel”.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *