Home / Lajme / Maqedoni / Bocevski: Qeveria me vlerësime pozitive për kërkesën e Shqipërisë për hyrje në BE

Bocevski: Qeveria me vlerësime pozitive për kërkesën e Shqipërisë për hyrje në BE

“Nga interesi strategjik për paqen, stabilitetin, zhvillimin ekonomik dhe demokratik të tërë rajonit është që vendet e Ballkanit Perëndimor sa më shpejtë që është e munudr të inkuadrohen në familjen e madhe evropiane dhe të kompletohet edhe copëza e fundit e mozaikut evropian”, thotë Bocevski në deklaratën me shkrim

Qeveria e Republikës së Maqedonisë pozitivisht e vlerësoi parashtrimin e sotëm të kërkesës së Republikës së Shqipërisë për hyrje në Bashkimin Evropian, qëndron në deklaratën me shkrim të zëvendëskryeministrit për çështje evropiane Ivica Bocevski me këtë rast.

“Nga interesi strategjik për paqen, stabilitetin, zhvillimin ekonomik dhe demokratik të tërë rajonit është që vendet e Ballkanit Perëndimor sa më shpejtë që është e munudr të inkuadrohen në familjen e madhe evropiane dhe të kompletohet edhe copëza e fundit e mozaikut evropian”, thotë Bocevski në deklaratën me shkrim.

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bocevski nënvizon se Maqedonia çdo herë do të japë mbështetje të tërësishme politike dhe do ta ofrojë gjithë përvojën e saj institucionale dhe administrative vendeve në rajon lidhur me proceset e integrimit evropian dhe liberalizimit të vizave.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *