Home / Sport / Boston bindës në Çikago, Juta zvogëlon serinë e Lejkersave

Boston bindës në Çikago, Juta zvogëlon serinë e Lejkersave

Vazhdojnë garat çerek-finale të play-off-it në NBA. Bostoni ishte bindës ndaj Çikagos duke marrë epërsinë 2:1 në seri, ndërsa Juta me fitoren 88:86 ka zbutur epërsinë e Lajkersave në 2:1.

Juta ka shënuar fitoren e parë ndaj LA Lejkersave (88:86) dhe ka zvogëluar serinë prej katër ndeshjeve të fituara në 1:2 në kuadër të rrethit të parë të play-off-it për kampion të NBA-së.
Vendësve fitoren e parë ndaj kampionit të Perëndimit, vetëm 2.2 sekonda para përfundimit në “Energy Solutions Arena” në Solt Lejk Siti iu siguroi, Deron Uilliams.
Karlos Buzer ishte më efikasi me 23 pikë, ndërsa vendosi rekord në garat e play-off-it për nga numri i kërcimeve (22).
Odom tek Lejkersat ishte më efikasi me 21 pikë, ndërsa Brajant i cili huqi treshen në sekondën e fundit, ndeshjen e përfundoi me 18 pikë me gjuajtje katastrofale (5/24).
Të shtunën zhvillohet ndeshja e katërt, ndërsa Juta sërish është nikoqir.
Dallasi ka avancuar 2:1 ndaj San Antonios pas fitores në takimin parë të zhvilluar në Dallas me rezultat 88:67.
Maverikast deri te fitorja e dytë i udhëhoqi Dirk Novicki me 20 pikë (8/12 gjuajtjet nga loja) i ndihmuar nga Xhoush Hauvard me 17 pikë (6/12 gjuajtjet nga loja), derisa në radhët e San Antonios më efikasi ishte Toni Parker me 12 pikë, ndërsa vetëm edhe Oberto pati realizim dyshifror (10 pikë).
Mysafirët të cilët u ndalën në vetëm 67 pikë patën gjuajtjet nga loja 25/78 apo vetë 32.1%, ndërsa dështuan në tentimet për tri pikë (2/17 apo vetëm 11.1 %).
Bostoni iu revanshua Çikagos për humbjen e parë dhe tashmë udhëheq serinë çerekfinale në Lindje ndaj Çikagos 2:1. Kampionët në fuqi demoluan “Bikat” në parketin e tyre me 21 pikë dallim (107:86).
Mysafirët pas dy periudhave avancuan madje 22 pikë (37:59) dhe me sukses e ruajtën këtë epërsi deri në fund.
Pirs (24), Rondo (20) dhe Allen (18) ishin tre koshashënuesit e parë të kampionit, derisa në radhët e vendësve Gordon (5/13 gjuajtjet nga loja) ishte më efikasi me 15 pikë.
Edhe takimi i katërt zhvillohet të shtunën mbrëma në Çikago.

NBA, play-off-i, rrethi i parë

Konferenca e Lindjes

Çikago – Boston 86:107
(Boston avancon 2:1)

Me 24 prill

Detroit – Klivlend (01.00 pas mesnate)
(Klivlend avancon serinë 2:0)
Filadelfia – Orlando (02.00 pas mesnate)
(Rezultati pas dy ndeshjeve është i barabartë 1:1)

Konferenca e Perëndimit

Juta – LA Lejkers 88:86
Lejkersat avancojnë 2:1)

Dallas – San Antonio 88:67
(Dallas avancojnë serinë prej katër ndeshjeve të fituara në 2:1)

Me 24 prill

Hjuston – Portland ((03.30 pas mesnate)
(Rezultati i serisë është 1:1)

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *