Home / Sport / Button vazhdon dominimin edhe në Bahrein

Button vazhdon dominimin edhe në Bahrein

Piloti britanik, Xhenson Baton triumfoi në garën për Çmimin e Madh të Bahreinit, duke i sjellë skuadrës së tij Braun GP, një tjetër fitore . Kjo ishte fitorja e tretë në katër garat e deritashme të kampionatit të sivjetmë botëror për Batonin.

Shtegu në Bahrein gjithmonë ka sjell shumë emocione dhe garë interesante. Kështu ishte edhe sot, kur edhe pse të parët u nisën dyshja e Toyotës, Trulli e Glock, megjithatë në fund i pari në shteg kaloi piloti i Brawb GP Jenson Button, i cili shënoi kohë 1:31:48.182.
Vendi i dytë në këtë garë i takoi fituesit të garës së kaluar në Malajzi, ngasësit të Red Bullit, Sebastian Fetel, derisa vendi i fundit në podium i takoi Jarno Trulit me makinë të Tojota-s.
Garën e karakterizoi starti i shkëlqyeshëm i Timo Glokut, i cili krijoi epërsi të konsiderueshme në rrethin e parë, derisa mjaft mirë startoi edhe Luis Hamilton.Megjithatë në fund Glock u rendit i shtati, ndërsa kampioni aktual Lewis Hamilton garën e përfundoi në pozitën e katërt.

Rezultatet e garës për Çmimin e Madh të Bahrein-it:

1. Jenson Button (Brawn) 1:31:48.182

2. Sebastian Vettel (Red Bull) 7.187

3. Jarno Trulli (Toyota) 9.170

4. Lewis Hamilton (McLaren) 22.096

5. Rubens Barrichello (Brawn) 37.779

Renditja e përgjithshme

1. Jenson Button (Brawn) 31 pikë

2. Rubens Barrichello (Brawn) 19

3. Sebastian Vettel (Red Bull) 18

4. Jarno Trulli (Toyota) 14.5

5. Timo Glock (Toyota) 12

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *