Home / Sport / Çagajev – Valujev me 30 maj në Helsinki

Çagajev – Valujev me 30 maj në Helsinki

Rusi Nikolaj Valujev dhe boksieri nga Uzbekistani Ruslan Çagajev do të përplasen mes veti më 30 maj në meçin e vlefshëm për titullin e Kampionit të Botës në versionin WBA.

Meçi për titullin e kampionit botëror në boks në versionin WBA për peshat e rënda ndërmjet rusit, Nikolaj Valujev dhe boksierit nga Uzbekistani, Ruslan Çagajev, do të zhvillohet më 30 maj në Helsinki, kanë bërë të ditur promotorët e këtij meçi.

“Do ta organizojmë meçin më 30 maj, ndërsa jemi përcaktuar që Helsinki të jetë nikoqir i kësaj ngjarje të madhe në sportin e boksit”, ka thënë menaxheri i kompanisë promotore “Sauerland Event”.

Valujev, është 2,13 metra i gjatë, ndërsa peshon 145 kilogram. Rusi i cili në karierën e tij profesioniste ka shënuar 50-të fitore dhe vetëm një disfatë , humbi titullin pikërisht kundër Çagajevit (25-0-1) para dy vitesh, por uzbekistanasi për shkak të problemeve shëndetësore, nuk ishte i aftë për të mbrojtur titullin gjatë kësaj periudhe.

Në ndërkohë, Valujev ka fituar titullin e kampionit në versionin WBA duke mposhtur me vendimin e gjyqtarëve, amerikanin Xhon Ruiz dhe ka fituar të drejtën për ta sfiduar Çagajevin.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *