Home / Sport / Cana është optimist: “ Shakhtari s’është i pakapërcyeshëm”

Cana është optimist: “ Shakhtari s’është i pakapërcyeshëm”

Olimpik Marseja do të ketë të vështirë të kalojë në gjysmëfinale të Kupës së UEFA-së, pasi në ndeshjen e parë në fushë të Shaktjorit ata u mundën me rezultat të pastërt 2-0.

Rezultati i jep shumë qetësi dhe komoditet skuadrës ukrainase para ndeshjes së kthimit, ndërsa pas mbylljes së ndeshjes së parë ,ediat franceze kanë kritikukar lojën e Marsejës me theks të veçantë kapitenin e ekipit Lorik Canën. Ironik ishte titulli i “Football.fr”, ku shkruante “Om: Ku ishte Lorik Cana?”.

“Askush nuk e di se ku ishte Cana, i cili duhej të ishte në fushë”… shtjellohej më tej ky shkrim. “Të flasim seriozisht, në të vërtetë ai ishte në fushë, të paktën me trup, por mendja e tij ishte diku larg… Nga lojtari lider i Marsejës, ai u shndërrua në një futbollist të braktisur! Dukej sinqerisht i frikësuar! I mungoi efektiviteti! Ne të gjithë shpresojmë se ndeshja e kthimit të jetë ndryshe, edhe pse do të jetë një detyrë e vështirë”, përfundon shkrimi i “Football.fr.”.

Një tjetër gazetë vendase me titullin në shkrimin e saj: “Cana dhe ruleta ukrainase”.

Por vetë Cana nuk ka ndërmend të dorëzohet kaq shpejt dhe beson se në ndeshjen e kthimit janë të gjitha mundësitë që skuadra e tij të përmbysë rezultatin dhe të gjendet në gjysmëfinale, pa marrë parasysh se kanë dy gola negativë nga ndeshja e parë.

“Do të jetë e vështirë, por ne kemi eksperiencë në Kupat e Evropës, prandaj mendoj se nuk është rezultat i pakapërcyeshëm. Në ndeshjet e kthimit do të demonstrojmë ambiciet tona”, deklaroi Cana në një konferencë për shtyp.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *