Home / Sport / Cana pauzon vetëm një ndeshje

Cana pauzon vetëm një ndeshje

Kapiteni i Marsejës Lorik Cana do të mungojë vetëm një ndeshje, për shkak të kartonit të kuq të marë në takimin me Lorientin. Cana u ndëshkua pas konfliktit me futbollistin kundërshtar, dhe edhe pse kërkohej një dënim më i madh për të, komisioni disiplinor mori vendimin vetëm për një ndeshje.

Komisioni i Disiplinës së Ligës 1 të Francës vendosi ta
dënonte kapitenin e Marsejës, Lorik Cana, me një javë pezullim.
Vendimi është marrë dje për çështjen e mesfushorit
të kombëtares, i cili në ndeshjen e javës së kaluar
kundër Lorientit u grind me lojtarin e kësaj të fundit, Arlo
Lë Lan. Ky incident bëri bujë në mediat franceze, të cilat
aluduan se Lorik Cana pritet të pezullohet 3 javë. Gjithsesi,
e sigurt është që Cana do të mungojë të dielën ndaj
Lilës, për shkak të kartonit të kuq. Aktualisht, Marseja
ndodhet në vend të parë dhe aty janë të kënaqur që kapiteni
i tyre nuk do të mungojë gjatë, pasi dihet se shqiptari
është një lider për skuadrën.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *