Home / Sport / Cana, rrezikon pezullimin nga disiplina franceze

Cana, rrezikon pezullimin nga disiplina franceze

Pas kartonit te kuq ne takimin e fituar nga Marseja kunder Lorientit, kapiteni i Olimpikut Lorik Cana rrezikon te pezullohet nga komisari i disiplines se Liges se Pare Franceze

Kapiteni i Marsejes, Lorik Cana doli me karton te kuq, pas nje debati te ashper me nje lojtar te Lorientit, ne ndeshjen e fundit te kampionatit francez. Mesfushori shqiptar eshte larguar ne minuten e 88-te te ndeshjes me Lorientin, pas zenkes me lojtarin, Arnaud Le Lan. Komisioni i Disiplines do te shqyrtoje edhe nje here tjeter kete rast dhe do te vendose, se cfare meriton ne te vertete lojtari shqiptar. “Nuk e kuptoj pse duhet te jem i shqetesuar”, – theksoi Lorik Cana. “Arnaud dhe une mund te ndeshkohemi, por kjo nuk me shqeteson fare”. Cana tregon episodin: “Gjyqtari me nxori me karton te kuq, por isha ne moment i qete. Arnaud eshte nje djale i mire dhe personi i fundit, qe une doja te sulmoja. Ne te dy deshironim te zoteronim topin. Ai pa nga asistenti duke i thene se “topi eshte i Lorientit” dhe une e pashe dhe i thashe se “topi eshte i Marsejes”. Kaq ishte incidenti”,- perfundoi Lorik Cana.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *