Home / Sport / Cannavaro kërkohet nga Bayerni i Munihut

Cannavaro kërkohet nga Bayerni i Munihut

Bayerni i Munihut, ka shprehur interes për mbrojtësin e Real Madridit, Fabio Cannavaro.

Futbollistit italian në fund të këtij sezoni i skadon kontrata me Realin, ndërsa këta të fundit nuk kanë bërë përpjekje për të vazhduar atë. Gjithsesi nuk mungon interesi nga skuadra tjera evropiane dhe duket se klubet angleze Manchester City dhe Tottenham janë të gatshme të ofrojnë në rradhët e veta Kanavaron.

Prestigjiozja spanjole “AS” shkruan se Bayerni ka vënë kontakte me agjentin e Cannavaros, Gaetano Fedele, që nga shkurti duke shfaqur interesimin e vet.

Dështimi i fundit në Ligën e Kampionëve e ka nxitur Bayernin të marrë hapa të shpejtë në freskimin e ekipit dhe Cannavaro mund të jetë një opsion për forcimin e mbrojtjes së ekipit bavarez.

Vetë Kanavaro do të kishte pranuar një transferim te Bayerni, posacërisht pasi drejtuesit e Napolit nuk treguan interes që Kanavaros ti mundësojnë të përfundojë karierën te skuadra e qytetit të tij të lindjes.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *