Home / Sport / Casillas si Schusteri:Kush mund ta mposhtë Barcën 3:0?

Casillas si Schusteri:Kush mund ta mposhtë Barcën 3:0?

Iker Kasillas edhe pse eshte optimist para perballjes me Barcelonen, megjithate ne deklaraten e tij verehet dyshimi per mundesite e Eralit per te mare titullin e Kampionit.

Portieri i shkëlqyeshëm i Real Madridit Iker Casillas ka përsëritur fjalët që dikur e kishin larguar Bernd Schusterin nga banka e “klubit mbretëror”. Casillas ka paralajmëruar se El Clasico që do të zhvillohet me 2 maj në Santiago Bernabeu gati është e pamundshme të mposhtët Barcelona me rezultat 3:0 që do të kompensonte humbjen e vjeshtës prej 2:0 nga Barça. Kjo për faktin sepse në rast të pikëve të njëjta në fund të kampionatit, për titull vendos rezultatet e dueleve të ndërsjella që sipas portierit të Realit do të jetë shumë e paqartë. “Deri me tash kemi bërë gjëra të jashtëzakonshme, por kjo nuk do të ketë asnjë kuptim nëse nuk vazhdojmë me fitore. Duhet të jemi të kujdesshëm sepse deri me tash nuk kemi bërë edhe aq shumë. Humbja të shtunën do të thoshte lamtumirë dhe fundi ëndrrave për titull “, ka thënë Casillas. “Ta mposhtësh Barcelonën 3:0 është e pamundshme, ose, të jemi më i saktë, është shumë vështirë. Por edhe t’i mposhtim, edhe më tutje do të kemi një pikë më pak”.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *