Home / Sport / Çelsi dhe Barcelona gjysmëfinalistë

Çelsi dhe Barcelona gjysmëfinalistë

Epërsia nga ndeshjet e para cerekfinale të Ligës së Kampionëve u tregua të jetë e mjaftueshme që Celsi dhe Barcelona të kualifikiohen në gjysmëfinale. Katër golat epërsi që Barcelona i solli në Munih ishin të paaritshëm për Bayernin, të cilët duhej të kënaqen me barazim kundër gjigandid katalanas. Shumë emocione kishte në Londër ku pas kthesave të shumta të rezultatit, tetë golave të shënuar, të paktën edhe aq rasteve të qindëpërqindta dhe në fund kualifikim për Celsin si rezultat i fitores në ndeshjen e parë.

Çelsi dhe Liverpuli barazuan 4:4, në një ndeshje fantastike me shumë kthesa në rezultat. Liverpuli hyri në ndeshje fuqishëm duke kaluar në epërsi në minutën e 19-të me golin e Aurelios, i cili shfrytëzoi vendosjen e dobët të portierit Ceh. Në minutën e 28-të Çabi Alonso ngriti epërsinë në 2:0, me goditje precize nga penaltia. Në fillim të pjesës së dytë Çelsi zvogëloi rezultatin në 1:2 me autogolin e Reinas, ndërsa mbrojtësi Aleks me goditje fantastike barazoi në 2:2. Lampard u përkujdes për kthesë të plotë të rezultatit në minutën e 76-të, mirëpo Liverpuli me golat e Leivas dhe Kajtit në 7-të minuta para fundit avansoi me rezultat 4:3. Në vazhdim Liverpuli kërkonte vetëm një gol që do ti dërgonte më tej, mirëpo në minutën e fundit të takimit Lampard barazoi në 4:4, duke konfirmuar kualifikimin e Çelsit për në gjysmëfinale.

Bayerni dhe Barcelona luajtën baraz 1:1. Bayerni kaloi në epërsi në minutën e 47-të me golin e Riberyt, ndërsa Keita vendosi rezultatin përfundimtar në minutën e 73-të. Barcelona kalon në gjysmëfinale falë fitores 4:0 në ndeshjen e parë.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *