Home / Sport / Çelsi-Liverpul duel magjik, por ku ishin anglezët?

Çelsi-Liverpul duel magjik, por ku ishin anglezët?

Mediat britanike rriten deri ne qiell perballjen qe zhvilluan Celsi dhe Liverpuli te marten ne kauder te cerekfinales e Liges se Kampioneve. Megjithate edhe pse takimi meriton nje gje te tille dhe padyshim se ishte ndoshta ndeshja me interesante ne historine e Liges se Kampioneve, anglezet sikur harojne te shikojne se sa futbollist te tyre ishin protagonist ne fushe.

I gjithë shtypi britanik i bëri jehonë të madhe ndeshjes magjike midis Çelsit dhe Liverpulit, e cila pas shumë emocioneve dhe kthesave në rezultat u mbyll me rezultatin e barabartë 4-4. Ata ekzaltuan edhe njëherë futbollin britanik dhe epërsinë e dukshme që ata po kalojnë këto vitet e fundit në rang klubesh.

Megjithatë, nëse i’a hedhim një sy ndeshjes së të martës, kuptojmë se sfidën spektakolare të ekipeve me pronar Rus dhe Amerikan, e drejtonin dy trajnerë, Hollandezi Hidink dhe Spanjolli Benitez.

Ndërkohë që në fushë, nga 22+5 futbollistët që luajtën, vetëm tre prej tyre ishin anglezë!!!

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *