Home / Lajme / Maqedoni / Çimentorja USJE do të pushojë nga puna 180 të punësuar

Çimentorja USJE do të pushojë nga puna 180 të punësuar

“Çimentorja USJE është e detyruar, pa anulim të mëtutjeshme, të kërkojë zgjidhje e cila do të sigurojë ekzistim afatgjatë të fabrikës dhe vazhdim të punës në afat të gjatë. Sot e paralajmëruam sindikatën për nevojën e reduktimit të 180 vendeve të punës, si rezultat i kushteve të vështërsuara të kushteve ekonomike me të cilat ballafaqohemi momentalisht, dhe të cilat me siguri do të vazhdojnë edhe në të ardhmen”, thuhet në deklaratën me shkresë të menaxhmentit të Çimentores USJE.

Ajlin Kadriu
Menaxhmenti i Çimentores USJE SHA Shkup sot paralajmëroi se do të lëshojë nga puna 180 të punësuar, si pasojë e efekteve të krizës globale dhe vështirësimit të kushteve ekonomike të tregjeve vendore dhe eksportuese të cilat kanë shkaktuar rënie të dukshme në prodhimim dhe shitje.

“Çimentorja USJE është e detyruar, pa anulim të mëtutjeshme, të kërkojë zgjidhje e cila do të sigurojë ekzistim afatgjatë të fabrikës dhe vazhdim të punës në afat të gjatë. Sot e paralajmëruam sindikatën për nevojën e reduktimit të 180 vendeve të punës, si rezultat i kushteve të vështërsuara të kushteve ekonomike me të cilat ballafaqohemi momentalisht, dhe të cilat me siguri do të vazhdojnë edhe në të ardhmen”, thuhet në deklaratën me shkresë të menaxhmentit të Çimentores USJE.

Sipas kumtesës, USJE do të përpiqet përmes dialogut dhe bashkëpunimit me Sindikatën dhe të punësuairt, në pajtim me ligjin dhe politikën e kompanisë, të gjejë zgjidhje efikase me të cilën do të sigurohet mbajtja e vendeve të punës për një numët më të madh të punësuarve dhe sigurim social për të gjithë të cilët janë përfshirë në atë proces.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *