Home / Sport / Del Piero i pashprese: Interi eshte kampion

Del Piero i pashprese: Interi eshte kampion

Kapiteni i Juventusit Alesandro Del Piero, shprehet pesimist per gjasa e skuadres se tij per tu bere kampion. Sipas tij humbja e fundit ne fushe te Genoas, i ka dhene Interit nje avantazh te madh ne luften per titullin.

Alesandro Del Piero eshte i zymte, i pashprese, i zemeruar me siguri. Kjo per humbjen e pesuar, qe i dhemb, vecanerisht ngaqe i dha drite Interit pasi barazoi dhe pavaresisht hapit fals, perfitoi edhe nga humbja e Juves. “Humbja e fundit me dhemb sepse mendoj se ne kete pike, jane shuar pothuajse krejtesisht endrrat tona”. Ne kete pike duhet te tregohemi me shume te mencur per te pare me larg, edhe nese eshte pak e trishtuar, sepse ne kemi qene te fokusuar mbi objektivin e ketij sezoni, qe ishte titulli kampion”. Analiza eshte e ashper dhe permblidhet me fjale te pergjithshme: “Inter ka pasur me shume kohe se sa ne per t’u pergatitur. Interi eshte nje ekip me i testuar, ndersa ne ne tre vitet e fundit kemi pasur shume per te ndryshuar dhe te gjitheve, na ka ndodhur te shohim keto ndryshime. Ne fund keto jane gjera qe ndikojne, edhe ne objektivin e ekipit. Nder ndeshjet qe jane zhvilluar ne disa raste nuk e kemi merituar humbjen dhe kjo do te thote se edhe fati na ka denuar shpesh”, – thekson Del Piero. Per Juventusin, sigurisht, nuk eshte kthim prapa. Del Piero flet pas humbjes se fundit. “Nuk ishte Juve. Gjate nentedhjete minutave loje nuk ishte Juventusi i vertete. Gabimet jane analizuar, ne menyre per te mos i perseritur ato”. Koboli Xhili thote se ne fund te kampionatit, ekuilibri eshte prishur: “Ne kemi besuar deri ne fund, madje edhe kur kemi qene dhjete vete… Per mua vlejne rezultatet, por duhet te pranoj se Xhenoa zhvilloi nje loje ne menyre te jashtezakonshme. Ne kete pike jane zvogeluar shanset tona akoma me shume, per te fituar titullin kampion”.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *