Home / Sport / Demtimi i Zherard-it, shqeteson Benitez-in

Demtimi i Zherard-it, shqeteson Benitez-in

Trajneri i Liverpulit eshte i brengosur nga demtimi i kapitenit te ekipit Zherard, duke lene nje pikepyetje rreth aktivizimit te tij ne ndeshjen kthyese te cerek-finales se Liges se Kampioneve kunder Chelseas.

Trajneri i Liverpulit, Rafael Benitez i ka dhene nje dite me shume pushim Steven Zherardit, qe te rikthehet plotesisht ne forme, gjate ndeshjes se radhes, per “Champions”. Liverpuli do te perballet me Celsin dhe gjasat jane qe kapiteni i Liverpulit te mos aktivizohet, per shkak se nuk ndihet plotesisht ne forme. Trajneri i Liverpulit pranon se para se te mendoje kualifikimin, ekipi i tij do te bazohet ne zotesite e Zherardit, i cili shihet njekohesisht si shpresa e madhe e ekipit qe ai te rikthehet dhe te udheheqe lojen, per te permbysur humbjen 3-1, te ndeshjes se pare. Liverpuli do te kerkoje nje bilete per ne gjysmefinale te Liges se Kampioneve, me besimin se do te fitoje ne Londer. Benitez vendosi qe ta lere Zherardin ne stolin e rezervave, gjate ndeshjes se fundit qe skuadra e tij fitoi 4-0, ndaj Blekbernit.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *