Home / Sport / Dënim drastik për Pepe-n, 10-të ndeshje pauzë

Dënim drastik për Pepe-n, 10-të ndeshje pauzë

Komisioni disiplinor i Federatës së futbollit të Spanjës ka vendosur që mbrojtësin e Real Madridit Pepe, ta dënojë me 10-të ndeshje mos-lojë. Ky dënim vjen pas kartonit të kuq dhe sjelljes së dhunshme të futbollistit portugez në ndeshjen e të martës kundër Getafes, kur shkelmoi futbollistin kundërshtar.

Mbrojtësi i Real Madridit Pepe, ka marë dënim drastik pas kartonit të kuq që mori në ndeshjen me Getafen. Komiteti për gara pranë Federatës së futbollit të Spanjës ka vendosur që portugezi Pepe të pauzojë në 10-të ndeshjet e ardhëshme kampionale të “klubit mbretëror”.
Pepe në minutat e fundit kundër Getafes shkaktoi penalti ndaj Kaskeros të cilin më pas e shkelmoi,ndërsa më vonë goditi edhe futbollistin Albin si dhe pati duel verbal edhe me referin kryesor.
Në këtë mënyrë mbrojtësi i Realit ka përfunduar këtë sezon, ndërsa dënimin do të duhet ta vuajë edhe në sezonin e ardhëshëm, kur do të pauzojë në katër takimet e para. Gjithsesi tani pritet reagimi i Pepes, i cili ditë më par pranoi fajin dhe deklaroi se mendon të tërhiqet nga fubtolli.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *