Home / Sport / E pa besueshme: Adriano lë futbollin

E pa besueshme: Adriano lë futbollin

Sulmuesi brazilian i Interit, Adriano ka njoftuar se do te heqë dore nga karriera e tij futbollistike, pasi koheve te fundit ndjehet teper i lodhur.

I deshpruar nga rrjedha e karieres, sulmuesi Adriano nuk eshte kthyer ne Itali, pas ndeshjes kualifikuese te perfaqesueses se Brazilit, ne te cilen nuk u aktivizua per asnje minuta nga trajneri Dunga. Menjhere pas ndeshjes dolen zera qe Adriano t’i kete thene Dunga-s se do te braktise futbollin, mirepo ceshtja nuk u mor me shume seriozitet. Megjithate pas nje jave Adriano del ne konference per shtyp dhe me goje te vet para gazetareve pohon se nuk ka ndermend te vazhdoje te luaje futboll.

“Për momentin do te heqë dore, kam humbur kënaqësinë për luajtur”, është shprehur Adriano. “Nuk dua te kthehem ne Itali, dua te jetoje ne paqe ne Brazil”, shtoi ai.

Vete menaxheri i Adrianos, Gilmar Rinaldi kishte lajmëruar vendimin shok te Adrianos. “Te hënën do te vendos unë për te ardhmen e tij”, theksoi Rinaldi.

Gjithsesi largimi i njerit prej sulmueseve me te mire do te ishte nje humbje e madhe per futbollin boteror ne pergjithsesi dhe ate brazilian ne vecanti. Megjithate ditet me vijim do te vertetojne se sa eshte i bindur Adriano qe mos te vazhdoje te meret me futboll.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *