Home / Sport / Eliminohet Marseja e Canës, gjysmëfinale gjermane dhe ukrainase

Eliminohet Marseja e Canës, gjysmëfinale gjermane dhe ukrainase

Mbrëmë u zhvilluan ndeshjet e kthimit çerekfinale në Kupën e UEFA-s. Skuadra e Lorik Canës, Olimpiku i Marsejës, ka pësuar humbje edhe në ndeshjen e kthimit para tifozëve të vet ndaj skuadrës tjetër ukrainase, Shahtjor Donjesk, me rezultat 1:2.

Olimpik Marseja ëshët eliminuar nga Kupa e UEFA-së nga ekipi ukrainas Shakhtar D., pasi edhe në ndeshjen e kthimit pësuan disfatë 2:1 dhe me rezultat të përgjithshëm 4:1 përfundoi garat në këtë kompeticion.
Edhe pse Marseja hyri mirë në ndeshje dhe kishte disa kanosje, mysafirët avansuan në minutën e 30-të përmes Fernandinjs.
Në këtë pikë, gjërat janë bërë shumë më të vështira për marsejëzët, në radhët e të cilëve është aktivizuar për 90 minuta edhe Lorik Cana, duke marrë një karton të verdhë (në të 21’). Gjithsesi, autor i barazimit të Olimpikut ka qenë Ben Arfa, i cili i ka dhënë mundësinë skuadrës së tij që të shkojë disi më e qetë në intervalin e takimit. Edhe gjatë minutave në vazhdim, francezët janë përpjekur për të vazhduar të shënojnë, me shpresën e ndonjë kualifikimi-mrekulli. Megjithatë, atëherë kur pritej të paktën një gol i fitores së
Marsejës, ka ardhur dyfishimi i miqve, në sajë të Luiz Adrianos.

Fudbollistët e Dinamo Kievit të parët siguruan gjysmëfinalen. Skuadra nga Ukraina me lehtësi arriti të kalojë PSZH-në në ndeshjen e kthimit, duke fituar 3:0.
Më shumë emocione kishte në takimin Udineze-Verder. Vendasit në pjesën e parë arritën epërsi 3:1, që u garantonte të çojnë ndeshjen në vazhdim, mirëpo Verderi në pjesën e dytë i udhëhequr nga Diego, arriti të barazojë në 3:3.
Mançester Siti u eliminua nga garat e mëtejshme, pasi fitorja 2:1 nuk ishte e mjaftueshme për të eliminuar Hamburgun.

Kupa e UEFA-s, ndeshjet e kthimit çerekfinale

Dinamo – PSZH 3:0 (0:0)
Bangura 4′, Londro 16′(ag), Vukojeviç 61′

Mançester Siti – Hamburger 2:1 (1:3)
Elano 17′(pen), Kaisedo 50′ – Gerero 12′

Olimpik Marsej – Shakhtiar (D) 1:2 (0:2)
Elano 17′(pen), Kaisedo 50′ – Gerero 12′

Udinese – Verder 3:3 (1:3)
Inler 15′, Kvaliarela 30′, 38′ – Diego 28′, 60′, Pizaro 73′

Ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohen më 30-të prill dhe 7-të maj, ndërsa do të takohen Verderi – Hamburgu dhe Dinamo Kievi – Shakhtari.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *