Home / Sport / Emërllahu dhe Ejupi shënojnë për fitore të Vardarit. Milano humb në Kumanovë

Emërllahu dhe Ejupi shënojnë për fitore të Vardarit. Milano humb në Kumanovë

Burhan Emërllahu dhe Muzafer Ejupi shënuan golat në fitoren e Vardarit 2:0 përballë Rabotniçkit, Milano humbi 2:1 në Kumanovë nga Horizont Turnova, ndërsa lideri i tabelës Makedonija Gj.P. barazoi pa gola me Pelisterin

Vardari shënoi fitore 2:0 përballë Rabotniçkit në ndeshjen kryesore të javës së 25-të të Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë. Në një takimi interesant “kuq e zinjtë” dominuan gjatë gjithë takimit përballë fqiut të parë, duke vazhduar serinë e rezultateve të suksesshme. Burhan Emërllahu në pjesën e parë pas depërtimit në zonë për mrekulli loboi portierin kundërshtar, për epërsi të Vardarit.Në pjesën e dytë “romantikët” tentuan të barazojnë,mirëpo Vardari përmes “rezervistit” Muzafer Ejupi në castet e fundit të takimit shënoi golin e dytë duke vendosur rezultatin përfundimtar 2:0.
Me këtë fitore Vardari është pozicionuar në vendin e katërt me gjasa që të sulmojnë pozitën e tretë të mbajtur nga Milano.
Kumanovarët u befasuan në fushë të vet duke humbur 1:2 nga Horizont Turnova.
Sileksi në Kratovë u mund nga Pobeda me rezultatin 2 – 3, Metalurgu në ndeshjen e drejtpërdrejtë për mbijetesë fitoi Napredokun, ndërsa lideri i tabelës Makedonia Gjorçe Petrov barazoi pa gola me Pelisterin.

Tabela:

Sileksi 2 – 3 Pobeda
Metallurgu 1 – 0 Napredoku
Makedonia GJ.P 0 – 0 Pelisteri
Milano 1 – 2 Horizont T.
Vardari 2 – 0 Rabotniçki
Renova e lirë

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *