Home / Sport / Eto: “Dua te qendroje te Barcelona”

Eto: “Dua te qendroje te Barcelona”

Sulmuesi kamerunas i Barcelones eshte shprehur se nuk deshiron te largohet nga rradhet e Barcelones, edhe perkunder zerave qe e largojne ate nga “Kamp Nou”.

Sulmuesi kamerunas, Eto nenvizon se e ardhmja e tij eshte te Barcelona dhe se mund te disktuoje me drejtuesit e klubit katalanas, kontraten e re menjehere pas perfundimit te sezonit. Nje levizje permes nje megaoferte ka bere Mancester Siti, por sulmuesi kamerunas eshte ne fokusin e interesit dhe te rivalet ne ligen e pare angleze, Liverpul dhe Celesi. Por Eto eshte kategorik ne vendimin e marre: “Dua te qendroje te Barcelona. Ketu eshte e ardhmja ime. Ne kete moment jam i qarte. Kur te perfundoje sezoni do te bisedoje me drejtuesit e klubit dhe pa asnje problem mund te riperterije kontraten. Tani nuk eshte koha per te folur per te holla”. Eto eshte pozitiv dhe shpreson per nje fund te lumtur sezoni. Perpara eshte klasikja me Realin e Madridit dhe te merkuren e ardhshme sfida e dyte gjysmefinale me Celesin per ligen e kampioneve. “Kam bindjen se ne do te kemi nje fund sensacional sezoni. Mundesite jane qe te fitojme dhe ne ligen e kampioneve dhe ne ligen e pare spanjole. Ne do te shkojme ne Bernabeu per te fituar. Te fitosh ne Bernaebu, do te thote ta shkaterrosh Realin e Madridit. Ndaj Celesit meritonim me shume se barazimi 0:0, por dhe ky rezultat nuk eshte negative. Ne Stamford Brixh nje ndeshje me gola eshte pozitive per ne”. Lidhur me zevendesimin ne ndeshjen me Celesin te marten, Eto foli hapur: “Nuk me pelqeu zevendesimi, por i pranoje vendimet e teknikut. Guardiola ka ndryshuar mentalitetin e skuadres kjo pasi ai qendron shume prane futbollisteve”.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *