Home / Sport / Filloi play-offi në NBA

Filloi play-offi në NBA

Me takimet e para të zhvilluara të shtunën filloi play-off në ligën profesioniste të basketbollit NBA. Përparësinë e terenit vendas nuk arritën ta shfrytëzojnë Bostoni dhe San Antonio, të cilët u mundën nga Çikago dhe Dallasi

Klivlendi mundi Detroitin me rezultat 102:84, ndërsa Le Bron Xhejms pos që ishte më i mirë në teren me 38-të pikë të shënuara, ai realizoi një tre pikësh nga mesi i terenit para shenjës për fundin e ndeshjes, duke ngritur në këmbë të gjithë spektatirët e pranishëm në sallë.
Derik Rouz shënoi 36-të pikë në fitoren e Bullsave kundër Selltiksave, duke barazuar rekordin e Karim Abdul Xhabarit në paraqitjen e tij të parë në play-off. Dalasi në play-off në teren mysafir nuk kishte fituar që nga finalja e vitit 2006, mirëpo e ndihmuar nga 25 pikët e Hauardit dhe 19-të të Novickit arritën të marin epërsi.
Hjustoni lehtë doli në fund me Portlandin, pasi Jao Ming ishte fantastik duke shënuar 24 pikë në pjesën e parë.

Rezultatet:
Bostoni – Çikago 103:105 (0-1)
Klivlend – Detroit 102:84 (1-0)
San Antonio – Dalas 97:105 (0-1)
Portland – Hjuston 108:81 (1-0)

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *