Home / Sport / Fitojnë t nga Florida

Fitojnë t nga Florida

Majami shënooi fitore ndaj Atlantës me rezultat 108:93, ndërsa Orlando ishte më e skuseshme se Filadelfia, duke fituar 96:87. Me këto fitore edhe Majami edhe Orlando kanë barazuar rezultatin në 1:1 në seri.

Majami shënoi fitore 108:93 nw fushtë të Atlantës, duke barazuar serinë e fitoreve në 1:1. Duen Uejdi me 33 pikë ishte më i spikatur në taborin e Majamit.
Orlando barazoi serinë ndaj Filadelfisë pasi në ndeshjen e dytë fitoi 96:87. Takimin e parë e fituan mysafirët të cilët do të jenë nikoqir në dy takimet e radhës .
Li me 24 pikë isht më i dalluari në radhët e “Magjistarëve”, derisa tek Filadelfia me 30 pikë më efikasi ishte Miller.
Denveri fitoi edhe sfidën e dytë ndaj Nju Orlins Hornets në shtëpi. Natën ndërmjet të mërkurës dhe të enjtes, “Nagetsat” shënuan edhe një fitore bindëse 108:93. Më i merituari për fitoren e dytë ishte Çansi Billaps me 31 pikë, derisa tek “Hornetsat” u dallua Vest me 21 pikë.

NBA

Rezultatet e rrethit të parë të play-off-it

Konferenca e Lindjes

Orlando – Filadelfia 96:87
(Seria në katër ndeshje të fituara është barazuar në 1:1)
Atlanta – Majami 93:108
(Seria në katër ndeshje të fituara është barazuar në 1:1)

Konferenca e Perëndimit

Denver – Nju Orlins 108:93
(Denver avancon 2:0 në fitore)

Me 23 prill takohen:

Konferenca e Lindjes

Çikago – Boston (02.00 pas mesnate)
(Pas dy ndeshjeve rezultati në fitore është 1:1)

Konferenca e Perëndimit

Dallas – San Antonio (02.30)
(Pas dy ndeshjeve rezultati në fitore është 1:1)

Juta – LA Lejkersi (04.30)
(LA Lejkersi avancojnë 2:0 në fitore)

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *