Home / Sport / Formula 1: Vetel më i shpejtë në shiun e Shangaijt

Formula 1: Vetel më i shpejtë në shiun e Shangaijt

Piloti gjerman 21 vjeçar arriti fitoren e dytë në karierë. Britaniku Jenson Button, i cili ishte më i mirë në dy garat e para, kësaj rradhe u ndal në pozitën e tretë.

Të lumtë mjeshtër! Garë fantastike!, kanë qenë lëvdatat nga boksi i Red Bullit të drejtuara për pilotin e tyre Sebastian Vettel disa sekonda pasi ai kaloi i pari në finish, në garën për Çmimin e madh të Kinës, e cila gjatë gjithë kohës upërcoll me shi.
21-vjeçari nga Gjermania festoi fitoren e dytë në karierën e tij. Jenson Button, i cili ishte më i mirë në dy garat e para, kësaj rradhe në garën e Kinës u ndal në pozitën e tretë. Që suksesi i Red Bullit të jetë edhe më i madh u përkukjdes Mark Webber me plasmanin më të mirë personal në Formula 1, duke u ndalur në pozitën e dytë në Shangaij. Kampioni aktual në Formula 1 Leëis Hamilton u ndal në pozitën e 6-të, menjëherë pas kolegut të tij te McLareni Heikki Kovalainen.
Ndërkohë vazhdon sezona dëshpruese të kampionët e vitit të kaluar në konkurencë të konstruktorëve Ferrari, të cilët as një garën e tretë të sezonit nuk arritën të marin pikët e para. Felipe Massa u detyrua të përfundojë garën para kohe, ndërsa Kimi Räikkönen num mundi të shkojë përtej pozitës së 12-të.
Gara e rradhës në Formula 1 në program është të dielën e ardhëshme, ndërsa do të zhvillohet për Çmimin e Madh të Bahreinit.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *