Home / Sport / Formula 1, Vetel pole-position në Kinë

Formula 1, Vetel pole-position në Kinë

Gjermani Sebastian Vetel do të niset i pari në Cmimin e Madh të Kinës. Piloti i skuderisë Redbull la pas dy herë kampionin e botës Fernando Alonso dhe australianin Mark Veber. Ndërkohë, sërish zhgënjim për skuderitë Ferrari e MekLaren.

Sebastian Vetel me Redbull mori në mënyrë të papritur pole-positionin në Çmimin e Madh të Kinës, mbi cirkuitin e Shangait. Piloti 21 vjeçar gjerman i habiti të gjithë kur në sekondat e fundit të provave mundi të regjistrojë kohën më të shpejtë në pistë. Për të ishte hera e dytë në karrierë që arrin kohën më të shpejtë në prova. I dyti në Shangai do të niset Fernando Alonso me Reno. Spanjolli ishte sërish mbresëlënës në paraqitjen e tij, duke mundur të lërë pas vetes Mark Veber sërish me Redbull dhe në vend të katërt Rubens Barrikelo me Braun GP. Këto prova thyen disi dominimin e skuderisë që drejtohet nga Ros Braun, duke qenë se edhe piloti kryesues Xhenson Baton do të niset nga vendi i pestë.
Edhe në Shangai zhgënjimi më i madh ishin makinat Ferrari e MekLaren, të cilat vazhdojnë të hasin shumë probleme. Pas shumë sforcimesh Kimi Raikonen mundi të zërë një vend të tetë në nisje, duke lënë pas vetes kampionin e botës në fuqi Ljuis Hamilton. Ndërkohë, Felipe Masa dhe Heiki Kovalainen nuk mundën të futeshin as në 10-shen e parë, duke u renditur në vendin e 12-të dhe të 13-të. Gjithsesi, pas provave Ljuis Hamilton u shpreh disi më optimist për makinën e tij, edhe pse si Ferrari ashtu edhe MekLaren duken vërtetë shumë larg skuderive Braun GP apo Tojota.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *