Home / Sport / FRED RUTEN TRAJNER I RI I PSV -së

FRED RUTEN TRAJNER I RI I PSV -së

PSV arrin marëveshje që ish-trajneri i Shalkes Fred Ruten në fund të sezonit të marë drejtimin e skuadrës. Ruten ka qenë pjesë e PSV-së edhe më herët kur ka udhëhequr ekipin e të rrinjëve.

Skuadra e ligës së parë holandeze në futboll PSV Ajndhoven të premten ka nënshkruar marrëveshje trevjeçare me trajnerin Fred Ruten, i cili muajin e kaluar u shkarkua nga skuadra gjermane e Shalkes.

Holandezi 46-vjeçar, pas marrjes së postit, tha se ndihet shumë mirë në skuadrën e PSV-së, të cilën e ka drejtuar disa herë në periudhën ndërmjet viteve 2001-2006.

Ai në këtë post do të zëvendësojë Dvajt Ldeveges, i cili përkohësisht kishte drejtuar skuadrën, që kur Hub Stevens në janar pat dhënë dorëheqje për shkak të lojërave të dobëta dhe mos pajtimeve me lojtarët kryesorë.

Kampionët në fuqi PSV Ajndhoven aktualisht renditen në vendin e pestë në ligën holandeze, pa gjasa që ta arrijë Alkmarin, i cili sivjet do të mund të fitojë titullin nëse gjatë këtij vikendi mposht Vitesen.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *