Home / Sport / FSHF-shumë emra në listë për trajner

FSHF-shumë emra në listë për trajner

Federata e Futbollit të Shqipërisë ka vendosur që brenda dy javësh të zgjedhë trajnerin e ri të kombëtares. Në mbledhjen e Komitetit të FSHF-së, presidenti Duka ka paraqitur një listë të gjatë me emra, me të cilët më pas do të nisin edhe bisedimet.

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së ka zhvilluar mbledhjen e parë pas largimit të Ari Han-it, për të diskutuar në lidhje me trajnerin e ri të ekipit kombëtar. Presidenti i Federatës Armand Duka ka informuar anëtarët për situatën, ndërkohë që më pas është paraqitur edhe një listë me mbi 20 emra, të cilët janë ofruar nëpërmjet agjentëve të ndryshëm për të marrë drejtimin e përfaqësueses shqiptare. Bëhet fjalë për teknikë si Jordanesku, Malezani, Fasheti apo edhe George Haxhi. Megjithatë, ka edhe shumë trajnerë të tjerë, gjermanë, kroatë apo italianë, të cilët janë të gatshëm të vihen në krye të Shqipërisë. Për momentin Federata është në fazën e seleksionimit, teksa Komiteti ka vendosur që për dy javë të caktohet edhe trajneri i ri. Nga emrat e shumtë që janë tani në listë, do të përgjidhen 5-6 më të mirët, me të cilët më pas do të hyhet në bisedime. Këtë herë, Federata do të kërkojë që trajneri të kalojë më shumë kohë në Shqipëri, ndryshe nga ç’është bërë deri më tani. Kjo, në mënyrë që ai të jetë i azhornuar me futbollin shqiptar dhe në çdo moment të jetë në dijeni të formës së lojtarëve.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *