Home / Sport / Futboll-Ligat Evropiane

Futboll-Ligat Evropiane

Manchester Utd, permbysi rezultatin perballe Totenhamit duek fituar 5:2, Barcelona ne Spanje barazoi ne fushe te Valencias, ndersa Bayerni ne Gjermani humbi nga Schalke duke humbu hapin per titullin e kampionit.

Angli:
Liverpuli fitoi 3-1, ndaj Hull Sitit, kur keta te fundit mbeten me 10 lojtare. Liverpuli vazhdon te mbaje ne presion Mancester Junajtid, ne krye te Premier Liges. Dy gola ne pjesen e dyte i shenoi Di Kait, kur kishte shenuar Alonso ne fund te pjeses se pare. Dy lojtaret iu dhane liverpulasve nje fitore teper te rendesishme, kur mbeten edhe pak jave nga perfundimi i kampionatit. Ne minuten e 59-te Hull mbeti me 10 lojtare, sepse doli me karton te kuq, Saleb Forlan. Me fitoren e fundit Liverpuli eshte ngjitur ne kuoten e 74 pikeve. Mancester Junajtid ka edhe nje ndeshje me pak. “Ishte nje ndeshje e veshtire per ekipin tim, qe u perpoq te kontrollonte lojen, ne nje fushe te veshtire,” – theksoi Rafa Benitezi, trajneri i Liverpulit. “Hull luajti direkt per topin e pare dhe e beri ndeshjen teper te veshtire, qe te menaxhohej nga ana jone.” Celsi ka 71 pike, pas fitores 1-0 ndaj Uest Hemit. Arsenali i vendit te katert do te luaje sot ndaj Midellsbrou. EBA fitoi 3-0 ndaj Sanderlendit, duke e zhytur kete te fundit ne fund, kurse Boltoni barazoi 1-1 me Aston Vilen. Ervertoni i vendit te gjashte humbi 2-1 ne shtepine e Mancester Sitit, nderkohe qe Fulhem u ngjit ne vend te shtate, pas fitores 1-0, me Stok Sitin
Mançester Junajted ka shënuar fitore të thellë kundër Totenhemit, me rezultat 5:2, në kuadër të javës së 34-të të Premier ligës angleze në futboll.
Në ndeshjet e tjera janë arritur këto rezultate:

Bolton – Aston Vila 1:1
Everton – Mançester Siti 1:2
Fullham – Stouk 1:0
Uest Bromviq – Sanderlend 3:0

Nesër luajnë:

Blekbërn – Vigan dhe Arsenal – Midlesbrou. Të hënën Njukastël – Portsmuth.

Tabela: Mançester Junajted 77 (-1), Liverpul 74, Çelsi 71, Arsenal 62,
Aston Villa 55 etj.

SPANJE:
Valencia dhe Barcelona të shtunën mbrëma i ndan pikët (2:2) në „Mestalla”, në kuadër të javës së 33-të të kampionatit spanjoll në futboll. Mysafirët avancuan nëpërmjet Mesit (24′), derisa vendësit përmbysën këtë epërsi në tre minutat e fundit të pjesës së parë me anë të Madures dhe Pablos. Në finish të takimit pas një gabimi të portierit vendës, Anri barazoi shifrat në 2:2, duke e shpëtuar skuadrën e tij nga disfata.

Barcelona, pas këtij barazimi ka shtatë pikë më tepër se Reali, i cili të dielën mbrëmë është mysafir i Seviles dhe me fitore eventuale do të shkurtonte diferencën në katër pikë.
Javën e ardhme në Madrid takohen dy rivalët e përbetuar dhe lufta për titull mund të bëhet dramatike nëse “ekipi mbretëror” i mbyll këto dy sfida me fitore.

Primera Divison – java e 33-të

Malaga – Deportivo 1:1
(Luque 32 / Sergio 52)

Almeria – Numancia 2:1
(Uche 6, Soriano 42 – Goiria 81)

Valencia – Barcelona 2:2
(Maduro 43, Pablo 45+1 / Messi 24, Henry 86)

Të dielën prej orës 17.00 takohen:

Espanjol – Betis
Getafe – Vilareal
Rekreativo – Majorka
Valadolid – Osasuna
Atletik (B) – Rasing
Sevila – Reali (19.00)
Atletiko (M) – Sporting (H) (21.00)

Renditja: Barcelona (një ndeshje më tepër) 82, Reali 75, Sevila 57, Valencia (një ndeshje më tepër) 56, Vilareali 52, Mallaga (një ndeshje më tepër) 51, Deportivo (një ndeshje më tepër) 50…

GJERMANI:
Skuadra e Bajernit ka pësuar humbje para shikuesve të vet nga Shalke me rezultat 0:1, në kuadër të javës së 29-të të kampionatit gjerman të futbollit.

Në ndeshjet e tjera të cilat janë zhvilluar të shtunën janë arritur këto rezultate: Bajer Leverkuzen – Karlsrue 0:1, Borusia (D) – Hamburg 2:0,Hanover – Këln 2:1, Shtutgart – Ajntraht (F) 2:0 dhe Verder – Bohum 3:2.

Mbrëmë: Hofenhajm – Herta Berlin 0:1. Nesër takohen: Borusia (M) – Arminia Bilefeld dhe Energi Kotbus – Volfsburg.

Tabela: Volfsburg 57, Herta 55, Bajern (M) 54, Shtutgart 54, Hamburg 54 etj.

ITALI:
Fioretina ka depërtuar në vendin e katërt të kampionatit italian – Serie A, pas fitores bindëse të shtunën mbrëma në „Artemio Franchi“ ndaj Romës me rezultat 4:1, në kuadër të xhiros së 33-të.

Golat për skuadrën ngjyrë vjollcë i shënuan Vargas (6), Xhilardinjo (47, 67) dhe Gjobi (73), derisa për romakët të cilët sipas të gjitha gjasave humbën edhe rastin e fundit për vendin e katërt që siguron kualifikimet për Ligën e kampionëve, e shënoi Baptista (86).
Në takimin e parë të kësaj jave, Udineze në minutën e 93-të mposhti në Veronë – Kievon venëse me rezultat 2:1.

Serie A – java e 33-të

Kievo – Udineze 1:2
Pelisier 71′ – D’Agostino 35′-pen. 90’+3)

Fiorentina – Roma 4:1
Vargas 6′, Xhilardinjo 47′, 67′, Gjobi 73′ – Baptista 86′

Të dielën prej orës 15.00 takohen:

Lacio – Atalanta
Sampdoria – Kaljari
Leçe – Rexhina
Bolonja – Gjenova
Rexhina – Juventus
Milan – Palermo
Torino – Siena
Napoli – Inter (20.30)

Renditja: Interi 74, Milani dhe Juventusi nga 64, Fiorentina (një ndeshje më tepër) 58, Gjenova 57, Roma (një ndeshje më tepër) 52, Palermo 49, Kaljari 48, Lacio 47…

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *