Home / Sport / Hamburgu dhe Shakhtar Donetsk më afër finales së Kupës së UEFA-së

Hamburgu dhe Shakhtar Donetsk më afër finales së Kupës së UEFA-së

Në duelin e skuadrave gjermane në gjysmëfinalen e Kupës së Uefa-së, Hamburgu shënoi fitore minimale, 1-0, në fushë të Werder Bremenit, ndërsa në ndeshjen e parë të gjysmëfinales gjermane të Kupës UEFA, derisa në duelin e skuadrave ukrainase Dinamo Kievi dhe Shakhtar Donetsk, u ndanë me barazim 1-1.

Hamburgu ka marë epërsi të rëndësishme në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës Uefa, pasi në udhëtimin në Bremen, me golin e Piotr Trochowskit në minutën e 28-të të ndeshjes, mundën Verderin me rezultat 1:0.
Mysafirët ishin dominues në 45 minutat e para të takimit, duke krijuar numër të madh rastesh, ndërsa pjesa e dytë foli më shumë për Verderin, të cilët edhe përkundër disa tentimeve nuk arritën te barazojnë rezultatin.

Në takimin tjetër gjysmëfinal, dy skuadrat ukrainase Dinamo Kievi dhe Shakhtar Donetsku u ndanë me barazimin 1:1. Vendasit avansuan në minutën e 22-të, kur mbrojtësi i Shakhtarit Dmytro Chygrynskiy,shënoi në rrjetë të vetë, ndërsa mysafirët barazuan në minutën e 68-të me golin e Fernandinhos.
Ndeshjet e kthimit kur do të përcaktohen edhe dy finalistët, do të zhvillohen pas një jave.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *