Home / Sport / Han: Sot jap dorëheqjen!

Han: Sot jap dorëheqjen!

Nga e enjtja është i hapur “tenderi” për trajnerin e ri të përfaqësueses shqiptare të futbollit, pasi Han do të largohet nga ky post. Trajneri holdandez dhe kryetari i Federatës Shqiptare të futbollit Armand Duka, takohen në vjenë, ku arrihet marëveshja për ndërprerjen e bashkëpunimit. Sipas marëveshjes së arritur Han do të marrë edhe tre muaj rrogë.

Trajneri i përfaqësueses shqiptare Ari Han ka vendosur që sot t’i japë përfundimisht fund aventurës kuqezi, duke komunikuar dorëheqjen. Pas një raundi të gjatë bisedimesh mes tij dhe Federatës Shqiptare të Futbollit palët kanë arritur një akord “diplomatik”: trajneri, i cili tashmë është kthyer non-grata në Shqipëri do të pranojë vetë të mos vijojë punën me përfaqësuesen, me të cilën nuk arriti dot objektivat e premtuara.

Prapaskenat – Gjatë këtyre dhjetë ditëve federata dhe trajneri kanë pasur mes tyre një luftë të ftohtë. Deri para dy ndeshjeve të fundit federata nuk ka pasur asnjë “mendje” për ta larguar trajnerin ose për ta konsideruar së paku të padëshirueshëm. Rezultatet e këtyre dy ndeshjeve dhe sidomos mënyra se si u menaxhuan nga stoli sfidat me Hungarinë dhe Danimarkën e bindën presidentin Duka që Ari Han nuk duhet të vijojë më punën në përfaqësuesen shqiptare. Një shkarkim i menjëhershëm do të thonte humbje e kontratës deri në fund të sezonit. Opsioni i parë ka qenë që Han të largohej vetë, ashtu si ndoshta do kishte bërë normalisht ccdo trajner, dhe kësisoj FSHF do të kursente të paktën 80 mijë euro të cilat do t’i përdorte për trajnerin e ardhshëm. Han fillimisht nuk e ka pranuar një gjë të tillë. Më pas kanë pasur shumë bisedime dhe në fund është arritur akordi: Han do të paguhet edhe për tre muajt e ardhshëm, megjithatë ai zyrtarisht sot pritet të japë dorëheqjen. Duka dhe Han do të kenë një takim në Vjenë të Austrisë për këtë gjë.

Prononcimi – Ari Han nuk do të mbërrijë në Shqipëri për të zyrtarizuar dorëheqjen e tij. Me një deklaratë via-email drejtuar Federatës Shqiptare të Futbollit do të shpjegojë zyrtarisht arsyet e dorëheqjes dhe ndërprerjen e punës me FSHF-në.

Pasardhësi – Realisht presidenca e FSHF-së ka punuar “pak” në lidhje me pasardhësin. Një mori kandidaturash normalisht është ofruar në skrivaninë e presidentit të futbollit, megjithatë ky i fundit do të mendojë realisht dhe do të fillojë kontaktet vetëm pasi Han të japë dorëheqjen. Pra që ditën e enjte shpallet i hapur “tenderi” për të përfituar vendin e lënë bosh në kombëtaren kuqezi.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *