Home / Sport / Igli Tare pezullohet deri më 20 prill për debatin me Spaletin

Igli Tare pezullohet deri më 20 prill për debatin me Spaletin

Tare pezullohet deri më 20 prill, ndërsa trajeri i Romës Spaleti nuk do të drejtojë ekipin në vetëm një ndeshje. Ky është vendimi i Komisionit Disiplinor pranë Federatës së futbollit Italian, të cilët marrin masa për debatin e ashpër që kishin drejtori teknik i Lacios Igli Tare dhe trajneri i Romës Luçiano Spaleti në pushimin mes dy pjesëve të takimit Lacio-Roma i zhvilluar në fundjavë.

Komisioni i Disiplinës në Serinë A ka pezulluar drejtorin teknik të Lacios Igli Taren deri më 20 prill. Dënimi vjen si rezultat i një zënke mes ish-lojtarit të Kombëtares shqiptare, dhe trajnerit të Romës, Luçiano Spaleti, pas përfundimit të pjesës së parë të takimit të fundjavës së kaluar mes Lacios dhe Romës. Në pauzën mes dy pjesëve Spaleti diskutonte me tone të larta me gjyqtarin e derbit, që u fitua 4-2 nga bardhekaltërit, ndërsa Tare ndërhyri duke dalë në ndihmë të arbitrave.
“Tare pezullohet deri më 20 prill dhe nuk lejohet të shoqërojë skuadrën në ndeshjet e kampionatit dhe Kupës. Ai u soll në mënyrë ofensive dhe provokuese ndaj trajnerit të ekipit kundërshtar”- theksohet në vendimin e Komisionit Disiplinor pranë Seria A-së, të cilët ishin më të mëshirshëm ndaj trajnerit të Romës, i cili nuk do të drejtojë Romën vetëm në një ndeshje. Në dënimin e teknikut nuk u morën parasysh frazat ofenduese që ai përdori kundër Tares, duke i thënë “gishtin mos ma drejto mua, por fute diku tjetër”. Trajneri u pezullua “vetëm” prej “shprehjeve të papërshtatshme, me të cilat iu drejtua gjyqtarit të ndeshjes”.
Takimi në fjalë u mbyll me fitore të Lacios me rezultat 4:2.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *