Home / Sport / Ivankovic, emri me i mundshëm për pankinen e Shqiperise

Ivankovic, emri me i mundshëm për pankinen e Shqiperise

Hamendesimet për emrin e trajnerit te ri te përfaqësueses shqiptare janë rralluar dhe lista e gjate e emrave është ngushtuar. Kroati Ivankovic eshte emri i fundit qe perfolet per te mare drejtimin e kombetares “kuq e zi”. Te merkuren Ivankovic ishte ne bisedime me kryetarin e FFM-se Haxhiristeski, ndersa te ejnten ka udhetuar ne Shqiperi ku eshte takuar me numrin nje te FSHF-se Armand Duka.

Takimet e zhvilluara ne Vjene te presidentit te Federatës Shqiptare te Futbollit ende nuk kane nxjerre asnjë emër te pah, megjithëse sytë e drejtueseve te FSHF-s janë nga Kroacia. Ne Tirane ka mbërritur pasditen e sotme ish-trajneri i Dinamos dhe i përfaqësueses kroate U-21 Zlatko Dalic, por me sa duket ai do te jete vete udhërrëfyesi i një nder kandidateve te vërtete për pankinen e Shqiperise, Branko Ivankovic. Ai në Tiranë kishte arritur pas bisedimeve që pati me njeriun një të futbollit të Maqedonisë, Haxhiristevski për të marrë drejtimin e përfaqësueses së Maqedonisë.

Kroati Ivankovic ka drejtuear Varteksin, Rijeken dhe Hanoverin e Altin Lales. Nga perfaqesueset ka drejtuar Iranin te cilin e kualifikoi per ne boterorin Gjermani 2006. Nga ai vit e deri ne 2008-n Ivankovic ka drejtuar Dinamon e Zagrebit. Nje nga karakteristikat me pozitive te ketij trajneri, pervec aftesive te tij teknike eshte edhe qendrueshmeria me skuadrat qe ka pasur, mesatarisht kontratat e tij ne te gjitha klubet dhe perfaqesueset ka qene 3-vjecare.

Ky do te jete takimi i fundit i presidentit te Federates Shqiptare te Futbollit, Armand Duka, perpara zgjedhjes zyrtare te emrit te trajnerit. Por Ivankovic me sa duket eshte nder te preferuarit dhe padyshim ne pole position.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *