Home / Sport / Kapelo: Barcelona nuk i fiton te dy trofete

Kapelo: Barcelona nuk i fiton te dy trofete

Ish-trajneri i Realite te Madridit dhe seleksionuesi aktual i perfaqesueses se Anglise mendon se Barcelona nuk do te mund te bartet me presionin dhe intensitetin e ndeshjeve me kundershtare te forte ne dy fronte.

Fabio Kapelo beson se Barcelona mund te mos i fitoje te dy trofete, Ligen e Kampioneve dhe kampionatin spanjoll, pasi thote se skuadra e tyre nuk eshte aq shume e forte, sa te perballe nje intensitet te larte, ne dy fronte. Trajneri i Anglise ishte i pranishem ne “Camp Nou”, kur Celsi ndaloi vendasit ne nje barazim pa gola, ne sfiden e pare gjysmefinale te Liges se Kampioneve. Barazimin e Barces dhe paraqitjen e fundit ne kampionat dhe ne “Champions” e komenton Fabio Kapelo. Barca mund te vuaje efektet e lodhjes dhe te presionit, kur duhet te perballet me Realin e Madridit ne kampionat, per te siguruar titullin kampion dhe me Celsin ne Londer, per te fituar Ligen e Kampioneve. “Ka disa finale dhe gjysmefinale, per te perballuar ne nje kohe te shkurter. Kjo eshte e rrezikshme per nje skuader, – theksoi Kapelo -megjithate te gjithe thone se Barca, ka nje skuader me 20 lojtare dhe e verteta eshte se ka shume pak prej tyre, qe mund te bejne diferencen ne fushe. Ne javet e fundit ka pasur nje renie ne loje dhe mendoj se ka ndodhur ngaqe nuk ka pasur shume ndryshime ne 11-shen baze. Ata kane ndjere lodhje ne ndeshjet e fundit”. Kapelo ne karrieren e tij, ka fituar dy trofe si trajner i Realit te Madridit.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *