Home / Sport / Katanec dhe Petroviç më të preferuarit e Dukës për stolin e Shqipërisë

Katanec dhe Petroviç më të preferuarit e Dukës për stolin e Shqipërisë

Burime të afërta me Federatën e Futbollit të Shqipërisë njoftojnë se në ditët në vijim kryetari i FSHF-së Armand Duka, do të bëjë përzgjedhjen e kandidadurave për trajner të kombëtares ‘kuq e zi”. Më të preferuarit vazhdojnë të jenë Katanec dhe Petroviç.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka pritet të jetë sot në Vjenë për çështjen e trajnerit të ri të ekipit kombëtar. Lajmi bëhet i ditur nga burime të afërta me FSHF-në, sipas të cilave kreu i këtij institucioni për dy-tre ditë do të diskutojë me ato kandidatura që ai ka përzgjedhur për postin e lënë bosh nga Ari Han në stolin kuqezi. Gjithçka në fakt mbahet sekret, të paktën deri në përfundim të bisedimeve.

Ende nuk dihen emrat me të cilët do të bisedojë këto dy-tre ditë kreu i FSHF-së Armand Duka, megjithatë dy nga më të përfolurit janë ata të shkollës ish-jugosllave, Sreçko Katanec dhe Ljupko Petroviç. Katanec, ish-trajner i Sllovenisë dhe i Maqedonisë, mbetet padyshim preferenca kryesore e Dukës, i cili nuk e ka mohuar asnjëherë një gjë të tillë. Kualifikimi që tekniku slloven i bëri kombëtares së vendit të tij në Europianin e vitit 2000, por edhe puna në krye të Maqedonisë, kanë bërë që ai të fitojë shumë pikë në sytë e drejtuesve të futbollit shqiptar.

Ndërkohë, kandidatura tjetër, Ljupka Petroviç ka deklaruar dje për agjencinë “Tanjug” se nuk ka pasur asnjë kontakt deri tani me drejtuesit e Federatës Shqiptare, megjithatë burime pranë presidentit të FSHF-së bëjnë të ditur se një takim mes tyre do të zhvillohet.

Shqipëria do të luajë kundër Portugalisë dhe tekniku duhet caktuar që tani në mënyrë që të ketë kohë të njohë disi skuadrën. “Besojmë se nga java tjetër do të jetë mësuar edhe emri, por deri tani nuk ka asnjë konfirmim se kush mund të jetë”, tha sekretari i përgjithshëm i FSHF-së Arben Bici. Ai pranoi se procesi ende është në fazën fillestare, megjithatë burime të sigurta nga Federata bëjnë të ditur se kjo fundjavë do të jetë vendimtare dhe mund të mbyllen shumë gjëra.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *