Home / Sport / Klivlendi deklasoi Bostonin

Klivlendi deklasoi Bostonin

Në ligën e NBA-së mbrëmë u zhvilluan disa takime interesante, ndërsa spikat fitorja thellë e Klivlendit përballë Bostonit.

Duket se finalja e Konferencës Lindore në LigVn profesioniste të basketbollit NBA, do të zhvillohet ndërmjet skuadrave të Klivlendit dhe Bostonit. Mirëpo në qoftë se gjërat rrjedhin si në takimin e mbrëmshëm të katyre dy skuadrave, fansat e Bostonit nuk kanë shumë shpresë për sukses. Kampionët aktual të NBA-së u mundën nga Klivlendi me rezultat 107 – 76, që për Klivlendin ishte fitorja e 39-të në përballjen e tyre të 40-të në fushë të vet. Më i spikatur në rradhët e Klivlendit ishte Lebron Xhejms, i cili shnoi 29 pikë të shënuara, 4 kërcime dhe 7 asiste. Në takimet tjera Nju Orlins mposhti Dallasin, ndërsa San Antonio si mysafirë mori fitoren kundër Sakramentos. Toronto në të vet mposhti Filadelfinë, Lejkersat ishin më të suksesshëm se Memfisi. Majami falë 55 pikëve të Duejn Uejd-it shënoi fitore ndaj Nju Jork Niks.

Rezultatet:
New Orleans 102 92 Dallas
Cleveland 107 76 Boston
Toronto 111 104 Philadelphia
Miami 122 105 New York
Sacramento 92 95 San Antonio
L.A. Lakers 92 75 Memphis

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *