Home / Sport / Klivlendi dhe Lejkersat avansuan me 2:0

Klivlendi dhe Lejkersat avansuan me 2:0

Klivlendi dhe LA Lajkersat shënuan fitore përballë Detroitit gjegjësisht Jutas, dhe në këtë mënyrë avansuan me rezultat 2:0 në seri. Portlandi mundi Hjustonin dhe barazoi rezultatin në 1:1 në fitore.

Në takimin e dytë të çerekfinales së play-off-it të konferencës Lindore në Ligën Profesioniste të Basketbollit (NBA), Klivlendi në fushë të vetë mposhti Detroitin me rezultat 94:82, duke avansuar 2:0 në serinë e cila zhvillohet deri sa njëra skuadër të arrijë 4 fitore.
Fitoren e dytë në çerekfinale, mirëpo në konferencën Perendimore, e shënuan LA Lajkersat të cilët në teren të vet mundën Juta Jazz-in me rezultat 119:109.
Portlandi shfrytëzoi epërsinë e terenit vendas në duelin me Hjustonin dhe me fitoren 107:103, arriti të barazojë rezultatin në 1:1 në seri. Në ndeshjet e radhës, të cilat do të zhvillohen të premten, vendas do të jenë Detroiti, Juta dhe Hjustoni.

Rezultatet:
Klivlend – Detroit 94:82 (2-0 në seri)
Portland – Hjuston 107:103 (1-1 në seri)
LA Lejkers – Juta 119:109 (2-0 në seri)

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *