Home / Lajme / Maqedoni / Komunat opozitare, frikë nga bllokadat e Qeverisë

Komunat opozitare, frikë nga bllokadat e Qeverisë

or nga ana tjetër, transparenca dhe bashkëpunimi midis pushtetit qendror dhe atij lokal janë pjesë e debateve edhe në opinion, ku fërkimet e vazhdueshme midis pushteteve është një traditë që nuk ka ndaluar në Maqedoni, duke qenë në qendër të vëmendjes inatet partiake.

Eksperti i çështjeve ekonomike dhe ligjërues në Universitetin e Europës Juglindore Abdylmenaf Bexheti ka shpjeguar këtë fenomen duke thënë se kjo çështje dëmton kryesisht qytetarët.

“Në radhë të parë transparenca institucionale midis pushtetit lokal dhe atij qendror duhet të jetë një detyrim dhe kulturë qeverisëse. Nga ana tjetër, kemi realitetin kur dyja palët akuzohen për bllokada të caktuara, obstruksione dhe shantazhe dhe kjo shkon në dëm të qytetarëve”, ka nënvizuar Bexheti.

Pas fitores së partive opozitare në disa komuna janë shfaqur dyshimet e para se Qeveria mund të bllokojë projektet komunale, me qëllim të rezultimit negativ të krerëve të rinj komunal

Kandidatët e partive opozitare që fituan në zgjedhjet vendore shprehin frikë dhe rezerva se projektet e tyre mund të bllokohen nga partitë e koalicionit qeveritar, për shkak të disfatës së tyre dhe kthimit të rejtingut pranë elektoratit.

Sidomos Tetova dhe Gostivari do të jenë në qendër të vëmendjes, pasi që sidomos BDI pësoi disfatë të rëndë në këto dy qendra shqiptare.

Në shtabin e PDSH-së në Tetovë dhe kandidati që fitoi zgjedhjet, Sadi Bexheti nuk ka komentuar këto vlerësime, duke shtuar se koha do të nxjerrë në pah të vërtetën.

Por nga ana tjetër, transparenca dhe bashkëpunimi midis pushtetit qendror dhe atij lokal janë pjesë e debateve edhe në opinion, ku fërkimet e vazhdueshme midis pushteteve është një traditë që nuk ka ndaluar në Maqedoni, duke qenë në qendër të vëmendjes inatet partiake.

Eksperti i çështjeve ekonomike dhe ligjërues në Universitetin e Europës Juglindore Abdylmenaf Bexheti ka shpjeguar këtë fenomen duke thënë se kjo çështje dëmton kryesisht qytetarët.

“Në radhë të parë transparenca institucionale midis pushtetit lokal dhe atij qendror duhet të jetë një detyrim dhe kulturë qeverisëse. Nga ana tjetër, kemi realitetin kur dyja palët akuzohen për bllokada të caktuara, obstruksione dhe shantazhe dhe kjo shkon në dëm të qytetarëve”, ka nënvizuar Bexheti.

Analisti dhe publicisti Ibrahim Memeti theson se tanimë është traditë e partive që fitojnë në nivel lokal, se varen nga pushteti qendror.

“Bashkëpunimi midis pushtetit qendror dhe atij lokal është varur në të shumtën e rasteve nga përkatësia partiake e bartësve të funksioneve. Partia në nivel lokal që i përket opozitës gjithnjë ka pasur bashkëpunim me pushtetin qendror”, ka vlerësuar Memeti. Sipas tij, kjo çështje tashmë është deklaruar edhe si prioritet nga përfaqësuesit ndërkombëtarë në Maqedoni, të cilët po vëzhgojnë me përpikëri këto problematike, që po ngecin zhvillimet.

”Maqedonia është në monitorim në procesin e integrimit në BE dhe besoj se në të ardhmen midis pushteteve lokale dhe qendrore të ketë bashkëpunim transparentë, pa marrë parasysh përkatësinë partiake të bartësve të funksioneve”, ka theksuar analisti Ibrahim Mehmeti.

Të gjitha vëzhgimet ndërkombëtare kanë tërhequr vërejtjen për mungesë elementare të transparencës institucionale në të gjitha nivelet e pushteteve, sidomos atij lokal dhe qendror, por edhe mes institucioneve të tjera

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *