Home / Sport / Kupa e Gjermanise, finale Verderi – Bayer L.

Kupa e Gjermanise, finale Verderi – Bayer L.

Verderi i eshte bashkangjitur Bayer Leverkusenit ne finalen e kupes se Gjermanise, pasi qe te merkuren mposhten Hamburgun pas egzekutimit me te mire te penaltive. Koha e rregullt e ndeshjes u mbyll me barazimin 1:1, ndersa ndryshim te rezultatit nuk sollen as vazhdimet prej dy here nga 15-te minuta.

Futbollistet e Verderit jane kualifikuar ne finale te Kupes se Gjermanise, pasi qe pas ekzekutimit me te mire te penaltive munden Hamburgun. Hero i fitores ishte portieri i Verderit Tim Vise, i cili mbrojti tre nga kater goditjet e vendaseve nga pika e bardhe. 90-te minutat e kohes se rregullt u mbyllen me barazimin 1:1. Mertesaker coi mysafiret ne epersi ne minuten e 11-te, ndersa barazoi Olic ne te 67. Hamburgu ne fund te kohes se rregullt mbeti me nje futbollist me pak, pasi qe Jarolim u largua me karton te kuq. Megjithate edhe perkunder disavantazhit numerik ne fushe ata arriten qe tu bejne balle sulmeve te Verderit gjate dy shtesave.
Verderi ne finale do te perballet me Bayer Leverkusenin, te cilet nje dite me pare eliminuan Maincin.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *