Home / Sport / Kupa Uefa, ndeshjet e kthimit – Cana deshiron patjeter nje trofe

Kupa Uefa, ndeshjet e kthimit – Cana deshiron patjeter nje trofe

Sonte zhvillohen ndeshjet kthyese te cerekfinales e kupes se UEFA-se. Kapiteni shqiptar i Olimpik Marsejes Lorik Cana pret qe skuadra e tij kete vit te fitoje te pakten nje trofe. Cana mendon se Marseja mund te eliminoje sonde Shahktarin edhe perkunder faktit se ne ndeshjen e pare humben 2:0, ndersa shton se ne France gjithcka do te varet nga vete paraqitjet e Marsejes, pasi qe ata tani me jane ne vendin e pare.

Ne ndeshjen e pare ne Ukraine, Olimpik Marseje eshte mundur 2-0 nga Shahktar Dontesk, por kapiteni i francezeve, Lorik Cana beson se pas ndeshjes se kthimit, ekipi i tij do te kualifikohet ne turin tjeter. Lorik Cana flet per ndeshjen e sotme te UEFA-s, me Shahkatar Dontesk por beson tek i njejti sukses dhe ne fund te kampionatit. Olimpik Marseje ndodhet ne vend te pare, per momentin dhe ne vijim te kampionatit, ekipi do te kenaqej edhe sikur te renditej, ne vend te dyte. “Se pari, duhet te kualifikohemi ne kupen UEFA dhe besojme se do t’ia dalim”,- tha Cana. “Ne fillim te kampionatit ne deklaruam se deshirojme te futemi ne zonen Champions. Tani jemi ne vend te pare dhe gjithcka do te varet nga ana jone. Do te ishte sukses, nese Marseja ne fund do te kurorezohej me nje trofe”, – perfundon Cana.

Rikujtojmë se sonte në mbrëmje luhen katër ndeshjet e kthimit të vlefshme për çerekfinalet e Kupës Uefa.

18:30 Dynamo Kiev-Paris St Germain (0-0)
20:45 Manchester City-Hamburger SV (1-3)
20:45 Olympique Marseille-Shakhtar Donetsk (0-2)
20:45 Udinese-Bremen (1-3)

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *