Home / Sport / LA LIGA: REAL MADRID – VALLADOLID & LA CORUNA – Atl MADRID

LA LIGA: REAL MADRID – VALLADOLID & LA CORUNA – Atl MADRID

Ne Spanje vazhdon ndjekja e Realit pas Barcelones ne luften per titullin e kampionit, ndersa nxitese eshte edhe sfida per pozitat qe sigurojne dalje ne Evrope si dhe ato per shmangjen e rrenies ne kategorine e dyte

Barcelona dhe Real Madridi e vazhdojnë betejën për titullin e kampionit në La Liga, ndërsa java e 30-të mund të ndryshojë edhe pozitat e skuadrave që luftojnë për kualifikim në garat evropiane dhe atyre që luftojnë për mbijetesë Blaugranët pas fitores së thellë që e shënuan kundër Bayern Munchenit në ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve, i kthehen kampionatit ku të shtunën nga ora 20:00 e presin skuadrën e rrezikuar Recreativo Huelva, në ndeshjen e parë të xhiros së 30-të në La Liga.

Dy orë më vonë skuadra tjetër çerekfinaliste e Ligës së Kampionëve, Villarreal në “El Madrigal” e pret Malagan, ndërsa tetë ndeshjet e tjera të xhiros së 30-të zhvillohen të dielën. Nga ora 17:00 kampioni në fuqi Real Madrid e pret Valladolidin, skuadër e cila në ndeshjen e parë të këtij kampionati i kishte mposhtur mbretërit me rezultat 1:0. Merengues pas eliminimit të hershëm nga Kupa e Mbretit dhe Liga e Kampionëve, të gjitha letrat i kanë në kampionat, ku deri në fund do të mundohen ta rivalizojnë skuadrën lidere Barcelona, e cila aktualisht ka 6 pikë më shumë. Reali këtë edicion në shtëpi është treguar skuadër shumë e fuqishme, duke shënuar 12 fitore 2 barazime dhe vetëm një disfatë, dhe këtë ecuri të mirë do të mundohet ta vazhdojë përballë Valladolidit, e cila po kërkon një vend në Kupën e UEFA-s. Valladolid nga ana tjetër nuk ka impresionuar në ndeshjet si mysafire, duke shënuar katër fitore një barazim dhe nëntë disfata, por ekipi i trajnerit Jose Luis Mendilibar do të udhëtojë me bindjen për t’i befasuar mbretërit të cilët nuk dinë për disfatë në Santiago Bernabeu, nga shtatë dhjetori i vitit të shkuar, kur ishin mposhtur nga Sevilla. Lajm i mirë për të trajnerët Ramos dhe Mendilibar është fakti se ata në dispozicion do t’ i kenë të gjithë futbollistët.

Nga ora 17:00 zhvillohen edhe pesë ndeshje, ku takohen: Sporting Gijon-Valencia, Mallorca-Almeria, Numancia-Espanyol, Osasuna-Ath Bilbao, dhe Racing Santander-Betis. Nga ora 19:00 zhvillohet dueli Sevilla-Getafe, ndërsa nga ora 21:00 dueli tDeportivo La Coruna-Atl Madrid. Të dy këto ekipe kërkojnë që edicionin e ardhshëm ta përfaqësojnë Spanjën në Evropë, dhe janë në rrugë të mirë për tu kualifikuar në Kupën e UEFA-s, pasi madrilienët aktualisht e mbajnë pozitën e gjashtë në tabelë me 43 pikë aq sa kanë edhe galixianët në pozitën e tetë. Në ndeshjen e parë të këtij edicioni Atl Madridi në “Vicente Calderon” e mposhti La Corunën me rezultat 4:1 dhe atë disfatë nuk e kanë harruar futbollistët galixian që tani synojnë revanshin. Nëse La Coruna synon fitore atëherë duhet ndalur dyshen sulmuesi Forlan-Aguerro që së bashku kanë shënuar 33 gola, nga 58 sa i ka shënuar e gjithë skuadra.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *