Home / Sport / Lacio fiton në derbin e Romës

Lacio fiton në derbin e Romës

Skuadra e Lacios në kuadër të javës së 31-të në Itali, shënoi fitore 4:2 përballë rivalit të qytetit Romës, duke ndërprerë serinë e ndeshjeve pa fitore. Milani fitoi minimalisht te Kievo, ndërsa dështojnë Interi dhe Juventusi. Zi kaltërtit barazuan 2:2 me Palermon, ndërsa Juventusi u mund 3:2 nga Genoa.

Takimin e rivalëve të mëdhej përveç lojës sulmuese dhe numrit të madh të golave, gjithaështu u karakterizua me tre kartona të kuq, dy prej të cilëve u takuan futbollistëve të Romës, ndërsa nga loja u përjashtua edhe një futbollist i Lacios
Lacio avansoi që në minutën e 2-të me golin e sulmuesit maqedon Goran Pandev, ndërsa vetëm dy minuta më vonë Zarate ngriti epërsinë në 2:0. Në minutën e 10-të Mekses tundi rrjetën e Lacios, duke rikthyer skuadrën e tij në lojë.
Në pjesën e dytë Lishtainer ngriti epërsinë në 3:1 , ndërsa nderi në fund u shënuan edhe dy gola. De Rosi Romës i dha shpresë për rezultat pozitiv në minutën e 80-të, mirëpo pesë minuta para undit të takimit Kolarov shënoi gol për të vendosur rezultatin përfundimtar Lacio 4, Roma 2.

Lideri i tabelës Interi në teren të vet përballë Palermos humbi epërsinë prej dy golavel duke barazuar 2:2. Balotelli në minutën e 15-të dhe Ibrahimoviq minutën e 39-të shënuan për epërsi të sigurtë të Interit, mirëpo mysafirët në pjesën e dytë arritën të barazojnë me golat e Kavanit dhe Sucit . Edhe përkundër barazimit Ineri ka rritur epërsinë në krye të tabelës dhe tani ka dhjetë pikë më shumë se Juventusi, të cilët u mundën 3:2 në fushë të Gjenovës..
Takimi i fundit i kësaj jave zhvillohet nesër ndërmjet Regjinës dhe Udinezes.
Serie A, java e 31-të

Napoli – Atalanta 0:0

Lazio – Roma 4:2
Pandev 2, Zarate 4, Lichtsteiner 58, Kolarov 85 – Mexes 10, De Rossi 80

Inter – Palermo 2:2
Balotelli 15, Ibrahimoviq 39-pen. – Kavani 73, Suci 76

Bolonja – Siena 1:4
(Marazinja 20 – Kalajo 6, Portanova 11, Gezal 62, Karja 81

Kievo – Milan 0:1
Sedorf 53

Leçe – Sampdoria 1:3
Kastillo 59-pen.- Pazini 11, Kassano 30-pen., 88-pen.

Fiorentina – Kaliari 2:1
(Paskual 53, Vargas 85 – Ragatzu 87

Torino – Katania 2:1
Bianchi 82, Natali 88 – Martínez Barrios 85

Gjenova – Juventusi 3:2
Mota 29, 45 Palladino 88 – Del Pierro 44 (pen.), Jakuinta 84

Tabela

1 Inter 31 22 7 2 57 23 73
2 Juventus 31 19 6 6 56 29 63
3 Milan 31 18 7 6 54 28 61
4 Gjenova 31 16 9 6 43 29 57
5 Fiorentina 31 17 4 10 43 31 55
6 Roma 31 14 7 10 48 46 49
7 Palermo 31 14 4 13 42 40 46
8 Kaliari 31 13 6 12 36 31 45
9 Lazio 31 13 5 13 43 45 44
10 Atalanta 31 12 5 14 36 35 41
11 Sampdoria 31 10 10 11 36 39 40
12 Napoli 31 10 9 12 35 35 39
13 Siena 31 10 7 14 29 33 37
14 Katania 31 10 7 14 31 37 37
15 Udineze 30 9 9 12 38 42 36
16 Kievo 31 7 10 14 28 40 31
17 Torino 31 6 9 16 28 47 27
18 Bolonja 31 6 8 17 33 53 26
19 Leçe 31 4 12 15 27 53 24
20 Rexhina 30 3 11 16 22 49 20

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *