Home / Sport / Laporta: Rijkaard do të bënte punë të mirë te Milani

Laporta: Rijkaard do të bënte punë të mirë te Milani

Njeriu i parë i Barcelonës Laporta mendon se ish-trajneri i Barcës Frank Rajkard do të ishte njeriu i duhur për pankinën e Milanit, në qoftë se këta të fundit vendosin të largojnë Ancelotin nga posti i tij

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, në një deklaratë të tij është shprehur se holandezi Frank Rijkaard do të ishte një trajner ideal për skuadrën e Milanit.

Holandezi një kohë të gjatë përfolet se do ti bashkohet Milanit, pasi që gjsat janë reale që Carlo Ancelotti në fund të sezonit mund të largohet nga rradhët e “rasonerëve”.

“Ai është një prej trajnerëve më të mirë në botë dhe pa problem do të kishte sukses në ndonjë klub të madh dhe një prej tyre padyshim se është Milani, pjesë e të cilit ka qenë edhe më herët”, është shprehur Laporta.

“Vendimi për të mos vazhduar në Barcelona ka qenë më i vështiri gjatë periudhës që kam drejtuar klubin. Kam shpërthyer në lot kur i thamë njëri-tjetrit lamtumirë”, shtoi presidenti i klubit katalanas.

Barcelona në krye me Laportën dhe Rajkardin kishte disa sezone të shkëlqyeshme duke rikthyer dominimin e Barcelonës në Spanjë dhe Europë, mirëpo bashkëpunimi u ndërpre vitin e kaluar pas një sezoni në të cilin Barca nuk fitoi asnjë trofe.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *