Home / Sport / LAZIO – ROMA & GENOA – JUVENTUS, NDESHJET KRYESORE TË JAVËS NË SERIE A

LAZIO – ROMA & GENOA – JUVENTUS, NDESHJET KRYESORE TË JAVËS NË SERIE A

Ne program jane ndeshjet e javes se 31 ne futbollin Italian

Xhiro e 31 në futbollin italian pritet të kalojë nën hijen e derbit lokal Lazio –Roma dhe duelit në mes të skuadrës më të vjetër në Apenine Genoas dhe asaj më të suksesshme Juventus, duele këto që do të mund t’ i ndiqni direkt në Kohavision. Të shtunën nga ora 15:00 do të zhvillohen tetë ndeshje mjaft interesante, ku takohen: Bologna-Siena, Chievo-Milan, Fiorentina-Cagliari, Inter-Palermo, Lecce- Sampdoria, Napoli-Atalanta dhe Torino-Catania, ndërsa ndeshja kryesore pa kurrfarë diskutimi pritet të zhvillohet në stadiumin Olimpik, ku takohen rivalët nga kryeqyteti italian Lazio-Roma. Do të jetë ky derbi i 130 në mes të rivalëve nga qyteti i njëjtë, por që tradicionalisht kanë shfaqur urrejtje për njëra-tjetrën. Aktualisht këto dy skuadra gjenden në pozita të ndryshme tabelore. Biancocelesët të gjitha ambiciet i kanë për një vend që siguron gara në Kupën e UEFA-s, ndërsa giallorossët janë në luftë për pozitën e katërt që do t’ i mundësonte më pas ndeshjet kualifikuese për Ligën e Kampionëve. Në 64 ndeshjet e kaluara kur Lazio ka qenë nikoqire e Romës, rezultati është i barabartë, 20 fitore Lazio, 24 barazime dhe 20 fitore Roma, ndërsa në total Roma është skuadër më e mirë me 42 fitoreve karshi 54 barazimeve dhe 32 disfatave. Ky derbi ka ardhur në momente aspak të mira për të dyja skuadrat. Roma do të jetë e hendikepuar pa sulmuesin Mirko Vuçiniq, mesfushorin Alberto Aquilani dhe mbrojtësin Cicinho, ndërsa Lazio nuk do ta ketë ndihëm e sulmuesit veteran Simone Inzaghi, por çka është më shqetësuese për skuadrën e trajnerit Dellio Rossi është fakti se ky ekip në tri xhirot e fundit nuk e ka marrë asnjë pikë, duke dëshmuar se po kalojnë nëpër një krizë të rezultateve dhe fitorja në derbi do të ishte më shumë se fitore për ta përmirësuar bilancin negativ. Në pjesën e parë të këtij kampionati Roma e kishte mposhtur Lazion me golin e brazilian Julio Baptista në minutën e 50-të. Fitorja e fundit e Romës si mysafire e Lazios është ajo e edicionit 2005-06 me rezultat 0:2, ndërsa barazimi i fundit është ai i edicionit 2006-07 ishte 0:0. Nga ora 20:30 minuta zhvillohet dueli tjetër interesant. Përballë njëra-tjetrës do të jenë skuadra më e vjetër në Itali, Genoa dhe ajo më e suksesshme Juventus. Genoa në “Marasi” e pret Juven e cila do të paraqitet pa të lënduarit Amauri, Zanetti, Salihamigjiq, Sissoko, Grygera dhe Maninger, mirëpo edhe gjenovianët që po luftojnë për pozitën e katërt të cilën aktualisht e mbajnë do të jenë të hendikepuar pa të lënduarit Alessio Scrapi, Matteo Paro dhe sulmuesin kryesore argjentinasin Diego Milito, i cili këtë edicion ka shënuar 16 gola dhe kjo mund të jetë përparësia më e madhe për bianconerët, të cilët kohët e fundit nuk kanë treguar siguri të madhe në repartin defanziv.

Barazimi i fundit i Zonjës së Vjetër në shtëpi me Chievon e ka larguar edhe një hap me skuadrën lidere Inter, që po marshon sigurt drejt titullit të kampionit, por Juve nëse mendon ta mbajë të paktën pozitën e dytë në tabelë, atëherë duhet llogaritur në fitore përballë Genoas e cila po ashtu kërkon tri pikë për ta mbajtur vendin e katërt që i rrezikohet nga Fiorentina dhe Roma.

Genoa nuk ka bilanc të mirë me Juventusin në shtëpi, pasi nga 41 ndeshje të zhvilluara i ka shënuar 15 fitore karshi 9 barazimeve dhe 17 disfatave. Herën e fundit kur Genoa në shtëpi e mposhti Juven është edicioni 1991-92. Në ndeshjen e parë të këtij kampionati në zhvilluar në Olimpico të Torinos, Juve e kishte deklasuar Genoan duke e mposhtur me rezultat 4:1. Ndeshja e cila do ta mbyllë xhiron 31 është ajo ndërmjet Regginës dhe Udineses, e cila zhvillohet të dielën nga ora 15:00.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *