Home / Sport / LIGA E KAMPIONEVE-BARCELONA FAVORIT

LIGA E KAMPIONEVE-BARCELONA FAVORIT

Edhe pse ne cerek-finale te Liges se Kampioneve jane tre skuadra angleze, perkrahe Barcelones,kjo e fundit nga kompanite e basteve shihet favorite per te fituar trofeun.

Mund te jene tre skuadra angleze ne gjysem finalet e liges se kampioneve, por eshte skuadra tjeter qe perfaqeson kontinentin, Barcelona qe shihet si favorite per fitimin e trofeut. Kompania e basteve “Bet 365” ka kuotuar Barcelonen 7/4 per perseritjen e suksesit te arritur ne 2006 pas suksesit te pergjithshem 5-1 te arritur ndaj Bajernit te Mynihut ne cerekfinale. Manchester United qe hasi veshtiresi per te kaluar Porton kuotohet 9/4. “Djajte e kuq” duhet te kalojne Arsenalin qe po tregon nje forme te mire. Nderkohe “topcinjte” jane skuadra me pak e favorizuar duke u renditur ne vendin e 4, te cilet kuotohen 4/1 per fitimin e trofeut nga kompania “Bet 365”. Ne fund Chelsea, qe pasi i mbijeoti furise se Liverpulit ne ndeshjen e kthimit te cerekfinale renditet ne vendin e trete, duke u kuotuar 7-2, gjithsesi me mire se sezonin e kaluar.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *