Home / Sport / Liga e Pare: Derbi ne Shkup, Vardari-Rabotniçki

Liga e Pare: Derbi ne Shkup, Vardari-Rabotniçki

Te dielen do te zhvillohen ndeshjet e javes se 27-te ne Ligen e Pare te futbollit te Maqedonise. Vardari-Rabotniçki eshte dueli me terheqes i vikendit. Makedonija Gj.P. pret Pelisterin, Milano takohet me Horizont Turnoven, ndersa Renova eshte e lire.

Derbi i qytetit te Shkupit eshte takimi kryesor i javes se 27-te ne eliten e futbollit vendor. Keta dy skuadra njihen si rivale te medhej dhe se bashku kane fituar 8-te tituj kampion shteteror. Eshte interesant fakti se ne fillim te sezonit aktual Vardari shihej si favorit i madh, mirepo Rabotniçki mori fitoren. Pas problemeve te shumta qe kapluan Vardarin ne fund te vitit te kaluar, ne fillim te sezonit pranveror, Rabotniçki ishte favorit, mirepo Vardari befasoi duke fituar 2:1. Tani edhe pse te dyja skuadrat jane jashte gares per titull, gjithsesi perballja e tyre terheq vemendje. Rabotniçki luan ne forme te ndryshueshme, ndersa skuadra e Vardarit edhe pse me formacion te ri, per momentin eshte ne seri prej 6-te ndeshjeve pa disfate, te filluar pikerisht me fitoren perballe fqinjeve te pare. Futbollisti me i mire i Vardarit Burhan Emerllahu paralajmeron loje te mire dhe fitore te skuadres se tij.
-“Ne luajme mire dhe pa ndonje ngarkese te madhe. Heren e pare befasuam Rabotniçkin dhe mendoj se kemi fuqi qe te bejme nje gje te tille edhe kete rradhe. Nese vazhdojme me fitore, shpresoj se mund te arrijme Milanon ne poziten e 3-te”- u shpreh Emerllahu.

Milano ne Kumanove mirepret Horizont Turnoven.Vendasit jane favorit ne kete takim, mirepo njekohesisht jane te kujdesshem, pasi perballe kane skuadren e papershtatshme te Horizontit.
Renova kete jave eshte e lire.

Dyshet e javes se 27-te:
Vardari – Rabotniçki
Milano – Horizont Turnova
Sileksi – Pobeda
Makedonija Gj.P. – Pelisteri
Metalurgu – Napredoku
Renova e lire

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *